RSS

  • Increase font size
  • Default font size
Kryetarja e Parlamentit të Austrisë dhe ambasadori i Shqipërisë Vili Minarolli vizitojnë Muzeun Kombëtar të Vjenës Shtyp Shpërndaje me Postë Elektronike
E Enjte, 08 Nentor 2012

Në mbasditen e datës 7 nentor , Kryetarja e Parlamentit  të Austrisë, Zonja Barbara Prammer,  ka ftuar ambasadorin e Shqipërisë në Austri Dr. Vili Minarolli dhe bashkëshorten e tij, për të parë së bashku  armët  e Heroit tonë Kombëtar, Skenderbeut në muzeun Kombëtar të Vjenës, para se ato të nisen për t’u ekspozuar në Shqipëri. Në këtë takim ishin të pranishëm antarë të kabinetit të Kryetares Prammer, Drejtoresha e përgjithshme e Muzeumeve të Austrisë, Zonja Sabina Haag dhe  drejtues të tjerë të Muzeut të Vjenës. Ishin gjithashtu përfaqësues  të Komunitetit shqiptar që jetojnë e punojnë në Vjenë, zoti Aki Nuredini , zonja Hana Klissura dhe të tjerë. Ishin të pranishëm edhe përfaqësues të mediave të Vjenës.

Në fjalën e tij ambasadori Minarolli tha se  ekspozimi i armëve të Skenderbeut për herë të parë  në Muzeun Kombëtar  në Tiranë është një ngjarje shumë e mirëpritur për mbarë shqiptarët kudo ku jetojnë në trojet e tyre etnike dhe në diasporë. Kjo ekspozitë është pjesë e rëndësishme e   festimeve   të 100 vjetorit të shpalljes të Pavarësisë dhe ka qënë  një dëshirë dhe një angazhim shumë i madh  i Kryeministrit të Shqipërisë, Zotit Sali Berisha, që ato  të vinë në Shqipëri dhe shqiptarët të mund t’i shohin nga afër përkranaren dhe dy shpatat  e Heroit tonë. Unë jam krenar që u bëra pjesë e  përpjekjeve të Kryeministrit të Shqipërisë, zotit Berisha për të realizuar këtë ëndërr të shqiptarëve.

Ambasadori vuri në dukje se mirëkuptimi ishte i dyanshëm.Me kërkësën e zotit Berisha u vu në lëvizje qeveria austriake, Kancelari Fayerman dhe Zv. Kancelari dhe Ministri i Jashtëm  Zoti Spindelegger. Ata e siguruan Zotin Berisha  se do të përdornin të gjithë autoritetin që u jepte ligji, për të plotësuar këtë dëshirë të shqiptarëve.  Për herë të parë parlamenti austriak ndryshoi një ligj që ndalonte lëvizjen e objekteve të Muzeut Kombëtar  nga  vendi i tyre, duke u bërë kështu pjesë e gëzimeve të shqiptarëve në këtë përvjetor të  rëndësishëm .

Kryetarja e Parlamentit  tha se edhe unë jam e gëzuar që shqiptarët do të mund t’i shikojnë armët e Heroit të tyre në Tiranë dhe të them të drejtën gjatë këtyre kohëve të përpjekjeve tuaja për  të  hapur këtë ekspozitë në Tiranë, mësova për marrëdhëniet e hershme midis dy vendeve tona dhe rolit të  vendit tim në shpalljen e pavarësisë të Shqipërisë dhe mbështetjen  për Shqipërinë, kundrejt  ambicjeve të fqinjëve për ta zvogëluar sa më shumë. Dhe kjo vizita e jona, nëpërmjet mediave do i bëhet e ditur popullit austriak për marrëdhëniet historike dhe tradicionale  midis vendeve dhe popujve tanë.

Kryetarja e parlamentit  të Austrisë , zonja Prammer dhe ambasadori Vili Minarolli , duke parë   objektet e heroit,dëgjuan shpjegimet e specialistëve në lidhje me to.

Pastaj Drejtoresha e Përgjithshme e Muzeumeve , zonja Sabine Haag i ftoi  vizitorët për të parë një tabllo, unikale  e Skendërbeut që ishte në proces restaurimi, për t’u përgatitur për ardhjen në Shqipëri. Piktura që paraqet heroin tonë në këmbë, ndoshta për herë të parë  me përmasat reale të tij ishte nxjerrë për herë të parë  nga arkivi i muzeut këto muajt e fundit dhe ishte dëshira e palës austriake që të ekspozohej së bashku me armët.

Vizitorët përjetuan caste emocionale para  objekteve që disa shikoheshin për herë të parë dhe besoj se të njëjtën ndjenjë do të përjetojnë  edhe shqiptarët gjatë ditëve që do të qëndrojë e hapur ekspozita.

 
Posta Elektronike