RSS

  • Increase font size
  • Default font size
Hapet Java e filmit shqiptar në Rusi Shtyp Shpërndaje me Postë Elektronike
E Enjte, 08 Nentor 2012

Ne daten 6 nentor, ne kinema “Rolan” ne Moske, u cel java e filmit artistik shqiptar. Per 5 dite me rradhe ne kete kinotetar me emer, por edhe ne ate “Zhudozhestvjenij”, ne qender te Moske, po shfqen 6 filma shqiptare, realizme keto kryesisht te mbas viteve 2000, qe kane ne qender histori dhe ngjarje shqiptare, kulture shqiptare, por edhe vlera ideore e artistike shqiptare. Filmat “Shqiptari”, “Trishtimi i Znj. Shnajder”, “Nate pa Hene”, “Kolonel Bunkieri” “Gjalle” jane prodhime te fundit te suksesshme te kinematografise shqiptare qe po prezantohen perpara nje publiku te zgjedhur si dhe te gjere rus.

Filmi “Luftetari i Madh – Skenderbeu” eshte nje film simbol i javes se filmit shqiptar ne Rusi, jo vetem si nje evokim i nje prodhimi te  perbashket shqiptaro-sovjetik te viteve ’50, por edhe si nje pasqyrim i vlerave te medha historike te popullit shqiptar, atyre kulturore dhe shijes se holle artistike te te gjithe ekipit te perbashket realizues te ketij filmi. Mbas 58 vjetesh, ky film i gjithevleresuar, i rikthehet kinemave te Moskes dhe St. Peterburgut. Nostalgjiket e ketij filmi, por edhe shikues te rinj e ndoqen ate me interes dhe u shprehen me superlative ne fund te tij per vlerat e gjithanshme qe ai mbart.   

Java e filmit shqiptar ne Rusi zhvillohet ne kuader te Diteve te Kultures Shqiptare ne FR, te cilat kane filluar me dt. 1 tetor dhe perfundojne me 30 dhjetor te ketij viti, si dhe ne kuader te 100 vjetorit te Shpalljes se Pavaresise se Shqiperise. Pervec kinemave te Moskes, prites te javes se filmit shqiptar do te jete edhe kinemaja “Pik” ne St. Peterburg, ku filmat e lartepermendur do t’i prezantohen publikut art dhe filmdashes te qytetit te dyte me te madh rus, St. Peterburgut.

Java e filmit shqiptar ne Moske kishte edhe nje karakteristike te vecante. Ajo u shoqerua edhe me hapjen e nje ekspozite te vecante fotografie nga Shqiperia, “Shqiperia Turistike”, produkt i fotografit te njohur shqiptar, Roland Tasho, i mbeshtetur nga Agjencia Kombetare e Turizmit ne Shqiperi. Kjo ekspozite u hap ne hollin e kinemase “Rolan”, aty ku po shfaqen filmat shqiptare dhe do te qendroje e hapur per vizitoret ruse deri ne fund te javes.

Per te ndjekur filmat shqiptare ne Moske si dhe per te vizituar ekspoziten fotografike “Shqiperia Turistike” kishin ardhur perfaqesues institucionesh ruse, shqiptare me banim ne Moske, studente shqiptare qe studiojne ne Rusi, personalitete te artit dhe kultures ruse, te kinematografise, medias, drejtues dhe anetare te Shoqetes se Miqesise Rusi-Shqiperi, perfaqesues te trupit diplomatik te akredituar ne Rusi etj. Ishin te pranishem ne kete aktivitet edhe regjizori i mirenjohur shqiptar Piro Milkani, i cili prezantohet ne kete jave te filmit me “Trishtimi i Znj. Shnajder” si dhe aktorja e filmit “Gjalle”, gjithashtu i pranishem ne kete jave te filmit shqiptar ne Rusi, Niada Saliasi.

Te pranishmit ne kinemane e vjeter dhe me emer moskovite “Rolan” i pershendeti Ambasadori i RSH ne FR, Sokol Gjoka. Ai e quajti me rendesi zhvillimin e Diteve te Kultures Shqiptare ne Rusi, si nje nga ngjarjet me vlera te medha historike, kulturore dhe artistike shqiptare ne FR ne kohet e fundit. Ato zhvillohen edhe ne kuader te aktiviteteve te 100 vjetorit te Shpalljes se Pavaresise se Shqiperise dhe i drejtohen nje publiku te gjere rus art dhe kulturedashes. Karakteristike e ketyre Diteve, vijoi Ambasadori shqiptar, eshte se ato zhvillohen ne disa qytete te medha ruse si ne Moske, St. Peterburg, Nizhni Novgorod etj. Java e filmit shqiptar sjell ne Moske dhe St. Peterburg disa nga prodhimet me te mira te kinematografise shqiptare. Eshte fakt se kinematografia shqiptare e pas Luftes se II Boterore u zhvillua mbi bazen e eksperiences me te mire te kinemase sovjetike te kohes. Por me pas, kjo eksperience u perfeksionua nga artistet shqiptare, duke ndjekur ritmin e kohes. Sot filmat shqiptare, tha Ambasadori Gjoka, i gjen ne konkurim ne nje numer festivalesh nderkombetare te botes, edhe ketu ne Moske, madje fitues cmimesh te ndryshem. Nderkohe qe Tirana sot eshte mikpritese e disa festivaleve nderkombetare te filmit te zhanreve te ndryshem, cilesoi ne fund te fjales se tij Ambasadori Gjoka.

Ne ceremonine e hapjes se Javes se Filmit Shqiptar ne Rusi pershendeti edhe kineasti dhe rregjizori i mirenjohur shqiptar, Piro Milkani. Ai foli me mjaft simpati per kinemane ruse te te gjitha koherave si dhe per eksperiencen e vyer ruse te kinematografise perftuar ne vitet e para mbas Luftes se Dyte Boterore nga nje numer kineastesh dhe rregjizoresh te njohur te filmit shqiptar. Z. Milkani foli gjithashtu edhe per arritjet e filmit shqiptar ne keto 20 vitet e fundit si dhe per ngjarjet e kinemase qe po zhvillohen aktualisht ne Shqiperi, ne kuader te 100 vjetorit te shpalljes se Pavaresise.

Te pranishmit ne ditet e para te Javes se Filmit Shqiptar ne Rusi shprehen vleresimet e tyre maksimale per organizimin e aktiviteteve te tilla te rendesishme ne FR, te cilat i njohin ata nga afer me zhvillimet historike, kulturore, artistike shqiptare dhe shprehen deshiren per shtimin e aktiviteteve te tilla dypaleshe edhe ne te ardhmen.

 
Posta Elektronike