RSS

  • Increase font size
  • Default font size
Ekspozitë dhe sfilatë veshjesh kombëtare shqiptare në Zagreb, Kroaci Shtyp Shpërndaje me Postë Elektronike
E Premte, 09 Nentor 2012

Në kuadrin e 100 vjetorit të Pavarësisë së shtetit të Shqipërisë, më datë 7 nëntor në Pallatin Lisinski, Zagreb u hap ekspozita dhe u zhvillua sfilata e veshjeve kombëtare shqiptare me autore Borë Balaj, dizajnuese dhe etnologe nga Gjakova. Veprimtaria ishte në vazhdën e veprimtarive të planifikuara për 100 Vjetorin dhe u organizua nga Këshilli i Pakicës Kombëtare Shqiptare të qytetit Zagreb, Shoqata e Grave Shqiptare “Drita“, Bashkia Zagreb, nën kujdesin e Ambasadës së Kosovës.

Në veprimtari merrnin pjesë një numër i madh shqiptarësh me banim në Kroaci, përfaqësues të Bashkisë Zagreb, ambasadorët e Kosovës dhe Shqipërisë në Kroaci, diplomatë, përfaqësues shqiptarë të ftuar nga Sllovenia, njerëz të artit dhe kulturës. Në ekspozitë paraqitesh një numër i madh fotografish veshjesh kombëtare me fillesë nga shumë dekada më parë që paraqesnin veshje kombëtare shqiptare nga krahina të ndryshme të Kosovës dhe të Shqipërisë. Ndërkohë, me një pjesë të veshjeve u organizua sfilatë para të pranishmëve.

Veprimtaria ishte e një cilësie të lartë artistike, e realizua me profesionalizëm dhe u pëlqye nga të pranishmit. Ajo u shoqërua edhe me një dokumentar të veshjeve kombëtare shqiptare.

Periudha në vijim do të jetë e mbushur me veprimtari për 100 Vjetorin në të gjitha zonat kroate ku jetojnë shqiptarë. Gjithashtu, veprimtaritë më të rëndësishme të 100 Vjetorit dfo të jenë ato të javës Kulturore Shqiptare në Zagreb.

 
Posta Elektronike