RSS

  • Increase font size
  • Default font size
Aktivitetet në Kopenhagë në kuadër të 100 vjetorit të Pavarësisë Shtyp Shpërndaje me Postë Elektronike
E Marte, 13 Nentor 2012

Në kuadrin e aktiviteteve me rastin e 100 vjetorit të Pavarësisë, në ambientete e gjimnazit danez Rønnegade, Ambasada e Shqipërisë në Kopenhagë së bashku me Ambasada e Maqedonisë në Kopenhagë, në bashkëpunim të ngushtë me shoqatat dhe mediat shqiptare ne Danimarkë (Shoqata Zenel Hasani,  Shtëpia Kulturore Shqiptare Daneze, RTV ZiK, Radio Antena, Unioni i Studentëve në Danimarkë, Shoqata Vllaznimi, Klubi 2009 Vorca, Shoqata 97, Shoqata e Prespës, Shoqata Iliria-Viking, Revista Aktuale, sllatina.dk dhe shqip.dk) organizuan një “Akademi përkujtimore” kushtuar Mehmet Pashë Derallës, Ministrit të parë të Luftës së Qeverisë shqiptare në vitet 1912-1914.

Gjatë këtij aktiviteti u pasqyruar jeta dhe veprimtaria e Mehmet Pashë Derrallës nga autorë të ndryshëm.

Manifestimin e përshëndeti Ambasadori i Shqipërisë në Kopenhagë Arben Cici dhe Ambasadori i Maqedonisë në Kopenhagë, Asaf Ademi.

Në përfundim të akademisë u cel edhe ekspozita me piktura me tematikën “100 vjet pavarësi” të piktorëve shqiptarë Bajramali Idrizi dhe Abas Jakupi.

 
Posta Elektronike