RSS

  • Increase font size
  • Default font size
Në kuadrin e 100-vjetorit të pavarësisë në kinemanë kryesore të Bernës shfaqet filmi dokumentar për shpëtimin e hebrenjve Shtyp Shpërndaje me Postë Elektronike
E Enjte, 15 Nentor 2012

Në kuadrin e 100-vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë, në kinemanë kryesore të kryeqytetit  zviceran  u shfaq filmi dokumentar “Shpëtimi në Shqipëri”, që bën fjalë për mbrojtjen e hebrenjve gjatë Luftës së Dytë. Filmi është realizim i kineastit kosovar Dardan Islami.  Veprimtaria u organizua nga ambasada e Shqipërisë në bashkëpunim me ambasadën e Kosovës, më 13 nëntor. Filmi u bë e mundur të sillet në Bernë me përpjekjet e përbashkëta të dy ambasadave, duke u lidhur drejtpërdrejt me autorin.

Në shfaqje morën pjesë përfaqësues të trupit diplomatik të akredituar në Bernë dhe diplomatë të Ministrisë së Punëve të Jashtme Zvicerane, përfaqësues të shoqatave hebreje, miq zviceranë dhe bashkathdhetarë.

Të pranishmit i përshëndeti ambasadori i Shqipërisë Mehmet Elezi, i cili u ndal shkurt te thelbi i humanizmit shqiptar,  dhe ambasadori i Kosovës  Naim Malaj. Filmi, i subtitruar në anglisht dhe në frengjisht, u ndoq me shumë interes.

Pas shfaqjes, gjatë një kokteji të thjeshtë, pjesëmarrësit u bënë një numër pyetjesh ambasadorëve dhe autorit të filmit. Pati ambasadorë të vendeve europiane që shprehën habi dhe njëherësh admirim, pasi shumë gjëra i mësonin poër herë të parë. Ambasadori norvegjez, diplomat karriere që ka shërbyer edhe në Ballkan, tha ndër të tjera: “Nuk është thjesht mikpritja ballkanike, në rastin shqiptar është diçka më e thellë,  sepse në disa vende të tjera të Ballkanit (foli me emër dhe me fakte), hebrenjtë i dorëzuan te nazistët dhe përfunduan në kampet e shfarosjes”.

Edhe disa përfaqësues të shoqatave hebreje, ndonjëri duke u përlotur, u shprehën se nuk i kanë ditur të gjitha këto.  Disa na kërkuan kopje të filmit, për ta shfaqur në komunitetet e tyre.

Me sa duket veprimtari të tilla janë shumë të dobishme për të njohur vlerat tona kombëtare dhe duhet t’i organizojmë më shpesh e në shumnë shtresa.

Shfaqjen e këtij filmi do ta bëjmë edhe në Universitetin e Gjenevës, ku është paralajmëruar një pjesëmarrje shumë e gjërë.

 
Posta Elektronike