RSS

  • Increase font size
  • Default font size
Ekspozitë në kuadër të 100-vjetorit të Pavarësisë, Kostumet kombëtare dhe artet figurative në maksimafili Shtyp Shpërndaje me Postë Elektronike
E Marte, 20 Nentor 2012

Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Sarajevë, në kuadër të 100-vjetorit të Pavarësisë, çeli në mjediset e saj të zbukuruara si asnjëherë tjetër, një ekspozitë të rrallë, të titulluar “Kostumet kombëtare dhe artet figurative në maksimafili”, fryt i bashkëpunimit me filatelistët Thimi Nika dhe Nikolla Xharo.

Në çelje të ekspozitës ambasadori i Shqipërisë, z. Flamur Gashi,  përshëndeti të pranishmit e shumtë nga trupi diplomatik i akredituar në Bosnjë-Hercegovinë, nga institucionet qendrore e lokale vendase dhe nga komuniteti shqiptar. Ndër të tjera, ai theksoi se “kjo ekspozitë promovohet këtu për herë të parë. Ajo është një ekspozitë mjaft interesante, sepse, nëpërmjet  rreth 400 eksponateve, nga njera anë, evokon emetimet e pullave postare në Shqipëri ndër vite dhe, nga ana tjetër, pasqyron historinë e kostumeve kombëtare dhe të arteve figurative shqiptare në një hark kohor  mbi 100-vjeçar”.

Më pas ambasadori Gashi i dha fjalën filatelistit Thimi Nika, i pranishëm në ceremoninë e përurimit të ekspozitës. Si një ndër autorët, z. Nika falenderoi të pranishmit për pjesëmarrjen dhe ambasadën për bashkëpunimin e frytshëm dhe kujdesin e posaçëm të treguar për performancën cilësore të ekspozitës. Njëherësh ai nënvizoi disa nga eksponatet më të rëndësishëm të saj, duke u ndalur sidomos tek ato që evokojnë shpalljen e Pavarësisë, qendisjen e flamurit që u ngrit nga Ismail Qemali në Vlorë, veprat më të spikatura të arteve figurative etj.

Gjatë vizitës në ekspozitë të pranishmit shprehën përshtypjet më të mira për të, duke ndarë me zz. Gashi e Nika vlerësime maksimale për pasqyrimin në pulla, kartolina e kartëpostare të binomit Heroi Kombëtar, Skënderbeu dhe Flamurit Kombëtar, të figurave të shquara të historisë sonë që kontribuan për Pavarësinë dhe çështjen kombëtare shqiptare, për hartën e plotë të kostumeve shumë të bukura kombëtare nga të gjitha trevat shqiptare.

Ambasadori Gashi, në mbyllje të ekspozitës, theksoi se “ekspozita e sotme do të pasohet në datën 22 nëntor nga një tjetër ekspozitë fotografike “Vlora në shekullin e Pavarësisë”.”

 
Posta Elektronike