RSS

  • Increase font size
  • Default font size
Ikonat Shqiptare Ekspozohen edhe ne Qytetin rus te Nizhni Novgorodit Shtyp Shpërndaje me Postë Elektronike
E Merkure, 21 Nentor 2012

Ne kuader te Diteve te Kultures Shqiptare ne Rusi, por edhe te 100 vjetorit te shpalljes se Pavaresise se Shqiperise, u hap, me 19 nentor, ne Muzeun Shteror te Artit te qytetit te Nizhni Novgorodit, ekspozita e ikonave shqiptare. Kjo ekspozite, mbasi qendroi e hapur per rreth 1 muaj ne Muzeun Artit te Kultures Mesjetare ruse “Andrej Rublov” ne Moske, u transferua per te qendruar edhe nje muaj tjeter e hapur ne qytetin e trete me te madh te Rusise, Nizhni Novgorod.

Ekspozita e ikonave shqiptare te periudhes mesjetare u prit me mjaft interes nga drejtues te institucioneve vendore te qytetit te Nizhni Novgorodit, nga personalitete te artit, kultures, shkences, nga studiues te trashegimise kulturore, nga te rinj te ketij qyteti, perfaqesues te medias etj. I pranishem ne ceremonine e hapjes se ekspozites me ikonat shqiptare ishte edhe Ambasadori i RSH ne FR, z. Sokol Gjoka, Kryetari i Bashkise se qytetit te Nizhni Novgorodit, Oleg Valentinovic Sarokin etj. Hapja e nje ekspozite te tille me vlera te trashegimise kulturore shqiptare ishte ngjarja e pare e ketij lloji qe ndodhte ne qytetin ruse me histori te vjeter. Kryetari i Bashkise se tij, z. Sarokin, e vleresoi mjaft organizimin e nje veprimtarie te tille ne kete qytet, veprimtari e cila, sipas tij, percon vlera shpirterore, historike dhe kulturore.

Ne fjalen e tij pershendetese perpara te pranishmeve, Ambasadori Gjoka e vleresoi hapjen e ekspozites se ikonave shqiptare ne qytetin e Nizhni Novgorodit si nje ngjarje qe prezanton nje pjese te vlerave te medha shpirterore te popullit shqiptar, te trashegimise se tij historiko-kulturore dhe vlerave mjeshterore artistike. Ikonat shqiptare te ekspozuara ne Muzeun Shteteror te Artit, i cili ndodhej brenda Kremlinin e Nizhni Novgorodit, jane frymezime te ikonografeve shqiptare te besimit te krishtere, te cilat i perkasin periudhes se mesjetes e qe jane pjese e nje koleksioni te madh te Muzeut Kombetar te Artit Mesjetar te Korces. Aktivitete te tilla, vijoi Ambasadori Gjoka, sjellin me afer kulturat dhe traditat kulturore midis dy vendeve tona.

Ne vijim, te pranishmit vizituan ekspoziten e ikonave shqiptare dhe vleresuan larte punimet me vlere historike, kulturore dhe fetare shqiptare te ekspozuara ne nje ambient te vecante ne Muezut Shteteror te Artit ne Nizhni Novgorod. Ekspozita e ikonave shqiptare do te qendroje e hapur ne muzeun e ketij qyteti deri me 12 dhjetor 2012.

 
Posta Elektronike