RSS

  • Increase font size
  • Default font size
Veprimtari me fëmijë nga Shqipëria me rastin e 100 Vjetorit në ambasadën shqiptare në Athinë Shtyp Shpërndaje me Postë Elektronike
E Merkure, 21 Nentor 2012

Në kuadër të 100 vjetorit të Pavarësisë, Ambasada e Republikë së Shqipërisë në Athinë, organizoi më dt. 16 nëntor 2012, një koncert për piano me një grup fëmijësh të talentuar nga Shqipëria, të drejtuar nga pedagogia e Akademisë së Arteve, Tiranë, znj. Iris Kapo.

Koncerti u realizua me mbështetjen e Universitetit të Indianapolis, Athinë, në sallën kulturore të këtij Universiteti. Në aktivitet merrnin pjesë Drejtori i Përgjithshëm i degës në Athinë, si dhe Zëvendëspresidenti i këtij Universiteti, z. V. Votopoulos, si dhe shefat e katedrës së Marrëdhënieve me Jashtë, të Kompozimit e mësimit muzikor, si dhe pedagogë të degëve të ndryshme.

Koncerti ishte ideuar me pjesë nga kompozitorë të njohur  botërorë,  si dhe përveç fëmijëve nga Tirana merrnin pjesë edhe studentë pianistë nga Greqia dhe  Gjermania.  

Aktiviteti u ndoq me shumë interes nga përfaqësues të shoqatave të komunitetit të shtetasve tanë në Greqi, dhe jo vetëm ato me karakter kulturor, por edhe më gjerë, si dhe krijues dhe dashamirës të artit me banim në Greqi.

Ky aktivitet u ndoq dhe u pasqyrua gjerësisht nga përfaqësuesit e mediave të komunitetit shqiptar në Greqi, si të mediave të shkruara, ashtu edhe ato radiofonike.  

Në mbyllje të koncertit Ambasadori dhe Pedagogia drejtuese përshëndetën interpretuesit e talentuar si dhe shpërndanë çertifikata pjesëmarrëse.

 
Posta Elektronike