RSS

  • Increase font size
  • Default font size
Veprimtari për 100 Vjetorin në Rovinj dhe Bjelovar të Kroacisë Shtyp Shpërndaje me Postë Elektronike
E Premte, 23 Nentor 2012

Me datë 16 nëntor komuniteti shqiptar i qytetit turistik kroat Rovinj organizoi simpozium shkencor për 100 vjetorin e Pavrësisë së Shqipërisë, i cili mandej u shoqërua me manifestim artistik. Veprimtaria u organizua nga Këshilli shqiptar i qytetit me kryetar Vilson Romaja dhe bashkësia shqiptare. Merrnin pjesë dhe përshëndetën ambasadori i Shqipërisë Pëllumb Qazimi, Komandanti i i Forcave të Mbrojtjes të Kosovës Gjeneral Lejtnant Kastrati, Zëvendës Ministri i FSK të Kosovës Z. Gashi. Ndërsa ligjëratat kryesore i mbajtën profesorët Aleksandar Stipčević dhe Zef Mirdita. Veprimtaria mandej vijoi me manifestimin artistik, me këngë e valle. Për të pranishmit kënduan këngë patriotike edhe nxënësit e shkollës së mësimit plotësues në gjuhën shqipe, çelur në këtë qytet, nën drejtimin e mësueses Florina Lymezi. Pjesëmaqrrës ishin Ambasadat e Republikës së Shqipërisë dhe të Republikës së Kosovës në Republikën e Kroacisë, si dhe drejtues të pushtetit vendor, përfshi edhe drejtues të pakicave kombëtare tw tjera në këtë zonë të Kroacisë.

Manifestim për nder të 100 vjetorit të Pavarësisë të Shqipërisë u zhvillua më datë 17 nëntor edhe në qytetin e Bjelovarit, i cili u organizua nga Këshilli i Pakicës Shqiptare në Prefekturë nën drejtimin e Z. Martin Gojani. Të pranishmit i përshëndetën Kryetari i Bashkisë Bjelovar Z. Korošec, Përfaqësuesi i Prefektit, ambasadori i Shqipërisë Pëllumb Qazimi, përfaqësuesi i Ambasadës së Kosovës Gani Mulliqi, si dhe të ftuar të tjerë. Veprimtaria u ndoq edhe nga përfaqësues të pakicave të tjera në këtë prefekturë. Merrnin pjesë edhe ushtarakë e gazetarë nga Shqipëria. Me artistët shqiptarë të ftuar nga Zvicra, veprimtaria vijoi me këngë e valle nga të gjithë trojet shqiptare.

 
Posta Elektronike