RSS

  • Increase font size
  • Default font size
Athinë: Pritje zyrtare me rastin e 100 vjetorit të shpalljes së pavarësisë Shtyp Shpërndaje me Postë Elektronike
E Premte, 30 Nentor 2012

Me rastin e 100 vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë,  Ambasadori shqiptar në Athinë, z. Dashnor Dervishi, dha një pritje zyrtare në hotelin Divani Karavel, për trupin diplomatik dhe komunitetin  e shtetasve tanë  që jetojnë e punojnë në Greqi.

Morën pjesë trupi diplomatik dhe atashetë ushtarak të akredituar në Athinë, zyrtarë të institucioneve shtetërore, Presidencës, Parlamentit, Ministrisë së Punëve të Jashtme, Ministrisë së Mbrojtjes, etj; përfaqësues të pushtetit lokal, kryetarë bashkie, përfaqësues të partive të ndryshme politike, të shoqërisë civile, gazetarë, njerëz të artit dhe sportit, etj. Ishte i pranishëm edhe Kryetari i Komisionit Parlamentar të Politikës së jashtme, z. Varvitsiotis, Këshilltar i Kryetarit të Parlamentit grek, Drejtori i Drejtorisë Rajonale, MPJ greke, z. J. Augusti, Ambasadori i ri i emëruar në Tiranë, z. Rokanas, Drejtori i Protokollit të Shtetit, në MPJ, Shefi i zyrës për Shqipërinë, z. M. Kakavelakis, si dhe diplomatë të drejtorive të tjera.

Me një pjesëmarrje të gjerë, në pritje ishin të pranishëm përfaqësues të shoqatave të shqiptarëve që punojnë e banojnë prej vitesh në Greqi, një pjesë e të cilëve kishin ardhur edhe me grupe artistike e këngëtarë.

Personalitete të shquara të jetës politike dhe shoqërore të Greqisë dërguan me këtë rast, urime në adresë të ambasadës.

Me rastin e festave të Nëntorit u organizuan e vazhdojnë edhe në ditë në vijim të organizohen shumë festime dhe aktivitete nga shoqatat të shumta të komunitetit të shtetasve tanë si në Athinë, ashtu dhe në qytete të tjera të Greqisë.

 
Posta Elektronike