RSS

  • Increase font size
  • Default font size
Festime në Moskë për 100 Vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë dhe Ditës së Çlirimit Shtyp Shpërndaje me Postë Elektronike
E Hene, 03 Dhjetor 2012

Seria e festimeve në kuadër të 100 vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë dhe Ditës së Çlirimit të Atdheut, filloi në Moskë më dt. 28 nëntor, në Ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Federatën Ruse. Pritja për hapjen e këtyre festimeve iu rezervua fillimisht shqiptarëve në banim në Rusi, familjarëve të tyre si dhe anëtarëve të Shoqatës së Miqësisë Rusi-Shqipëri.

Per t’i futur te ftuarit e kesaj mbremje jubilare ne atmosferen e dites se shpalljes se Pavaresise me 28 nentor 2012, u shfaqen ne monitorin e Ambasades disa sekuenca te filmit shqiptar “Nentori i Dyte”, kur patrioti i madh i gjithe Shqiperise, Ismail Qemal Bej Vlora, ngriti flamurin ne Vlore. Keto pjese te ketij filmi historik, vendosur mbi vlera artistike, u ndoqen me emocion nga te pranishmit.

Me pas, te pranishmeve ne kete pritje iu drejtua me nje fjale pershendetese Ambasadori i RSH ne FR, z. Sokol Gjoka. Ai tha se 28 nentori i ketij viti shenon 100 vjetorin e shpalljes se Pavaresise, 100 vjetorin e shtetit shqiptar. Shqiperia dhe shqiptaret kane se me cfare te krenohen ne keto 100 vjet. Ata kujtojne luften dhe perpjekjet e patrioteve dhe rilindasve shqiptare per paqe, liri dhe zhvillim, perulen me respekt perpara aktit te madh historik te shpalljes se pavaresise se Shqiperise nga burat e mencuar dhe luftetare te kombit shqiptare, te te gjitha trojeve shqiptare. Shqiptaret jane nje popull liridashes, jane nje popull vital, qe e duan paqen, qe punojne per stabilitet dhe zhvillim, tha ne vijim, Ambasadori Gjoka. Keto vlera te medha te karakterit te tyre, te shpirtit te tyre liridashes, jane deshmuar ne te gjitha periudhat historike neper te cilat ka kaluar populli shqiptar. Fundi i shekullit te kaluar dhe ky fillimshekull i ka gjetur shqiptaret si pjese te organizmave dhe institucioneve nderkombetare, pjese te vlerave te larta demokratike e standarteve te zhvilluara. Shqiperia eshte tashme nje vend anetar i NATO-s, synon anetaresimin ne BE, eshte pjese e te gjitha nismave rajonale, ku jep nje kontribut te cmuar e ndikon pozitivisht ne forcimin e paqes dhe stabilitetit ne rajonin e Ballkanit dhe nxit zhvillimin e gjithanshem te tij. 100 vjetori i shpalljes se Pavaresise se Shqiperise, i krijmit te shtetit shqiptar, erdhi me nje sere aktivitetesh edhe ne Rusi, vuri ne dukje Ambasadori shqiptar. Pjese nga trashegimia historike dhe kulturore shqiptare u percollen tek publiku i gjere rus gjate Diteve te Kultures Shqiptare ne Rusi, muzika dhe kenga e bukur shqiptare u percoll me virtuozitet nga artistet shqiptare qe performuan ne sallat koncertore te Moske dhe St. Peterburgut, gjurme historike dhe vlera artistike te periudhave te ndryshme iu transmentuan publikut artdashes rus nepermjet filmit shqiptar. E keto, se bashku dhe me nje sere aktivitetesh te tjera te karakterit diplomatik, ekonomik, arsimor, shkencor turistik etj., si ne Rusi ashtu dhe ne Shqiperi, i sjellin me afer dy popujt tane, dy vendet tona. Ecuria e marredhenieve tona dypaleshe duhet te jete e orientuar nga ardhmja, e bazuar ne vlerat me te mira te se shkuares, ne sherbim te paqes, mirekuptimit dhe bashkepunimit, ne te mire te vendeve dhe popujve tane, perfundoi fjalen e tij Ambasadori Gjoka.

Mbremja festive kushtuar 100 vjetorit te shpalljes se Pavaresise se Shqierise, por edhe Dites se Clirimit, u shoqerua edhe me perurimin e librit “Shqiperia, Shqiptaret dhe Marredheniet Ruso-Shqiptare”, botim i Shoqates se Miqesise Rusi-Shqiperi. Ne kete liber botohen, per here te pare, materiale qe i referohen konferences shkencore kushtuar rolit konstruktiv qe luajne shqiptaret ne rajonin e Ballkanit, mbajtur para rreth 2 vjetesh ne Moske, si dhe mendime dhe zhvillime mbi forcimin e bashkepunimit ruso-shqiptar ne keto vitet e fundit. Libri u prit me interes nga te pranishmit. Per te folen drejtuesit e Shoqates se Miqesisie Rusi-Shqiperi, z. Kuleshov dhe z. Nikitin.

Atmosfera festive kushtuar 100 vjetorit te shpalljes se Pavaresise ka vazhduar ne Rusi edhe me shfaqjen me dt. 30 nentor 2012, ne kanalin mbarekombetar rus, TV Kultura, te filmit te mirenjohur shqiptar, prodhim i perbashket sovjeto-shqiptar i vitit 1953 “Luftetari i Madh “Skenderbeu”. Shfaqja e ketij filmi me vlera te medha historike, artistike dhe kulturore te popullit shqiptar u realizua si rezultat i interesimit dhe bashkepunimit te Ambasades se RSH ne FR me institucionet kulturore dhe mediatike ruse. Mbas dekadash te tera, filmi fitues i cmimeve te medha nderkombetare “Skenderbeu”, pushton ekranet ruse.

Per te festuar jubileun e madh te pavaresise dhe Diten e Clirimit te Shqiperise, ne fundjave do te jene te ftuar ne Ambasaden shqiptare ne Rusi edhe studentet shqiptare qe studiojne ne kete vend si dhe studente ruse qe mesojne gjuhen shqipe. Kjo atmosphere festive do te vazhdoje edhe me aktivitete te tjera ne Moske dhe St. Peterburg, sic do te jete organizimi i nje konference shkencore kushtuar “100 vjetorit te Pavaresise se Shqiperise”, hapja e nje ekspozite etnografike shqiptare si dhe pritja e rezervuar per drejtues te institucioneve ruse dhe te trupit diplomatik te akredituar ne Federaten Ruse.

 
Posta Elektronike