RSS

  • Increase font size
  • Default font size
Pritje me rastin e 100 vjetorit të Pavarësisë dhe Festës Kombëtare të Shqipërisë në Madrid Shtyp Shpërndaje me Postë Elektronike
E Hene, 03 Dhjetor 2012

Më datë 28 nëntor 2012, Ambasada e RSH-së në Madrid, në mbyllje të aktiviteteve të zhvilluara gjatë gjithë këtij viti, me rastin e 100 vjetorit të Pavarësisë, organizoi një pritje, në Hotel Interkontinental. Në pritje morën pjesë mjaft personalitete spanjolle, përfaqësues të Trupit Diplomatik të akredituar në Madrid, ushtarakë, njerëz të kulturës, medias, biznesit dhe përfaqësues të komunitetit shqiptar, që jetojnë në Spanjë.

Me këtë rast, Ambasadori Robo mbajti një fjalë përshëndetëse për të pranishmit, ku vuri në dukje rëndësinë historike të Ditës së Flamurit, veçanërisht në këtë përvjetor jubilar. Ai nënvizoi progresin e madh që ka bërë Shqipëria, duke përmendur reformat e thella të ndërmarra në këto 20 vite të transformimeve të mëdha, në të gjitha fushat. Ambasadori Robo u ndal gjithashtu edhe në marrëdhëniet shqiptaro-spanjolle dhe progresin e tyre, duke falenderuar mbështetjen e Spanjës në mjaft fusha në Shqipëri dhe prespektivën e shkëlqyer që kanë këto marrëdhënie në të ardhmen.

Gjatë pritjes u luajtën pjesë të muzikës klasike nga violinisti shqiptar Smerald Spahiu, violinë e parë në Orkestrën Filarmonike të Palma de Majorkës, si dhe pianisti spanjoll Miguel Estelrich, profesor në Konservatorin e Ishujve Baleare.

 
Posta Elektronike