RSS

  • Increase font size
  • Default font size
Bukuresht - Pritje zyrtare me rastin e 100 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë Shtyp Shpërndaje me Postë Elektronike
E Hene, 03 Dhjetor 2012

Me rastin e 100-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, Ambasadori shqiptar në Bukuresht, Sami Shiba, më 28 nëntor 2012, dha një pritje zyrtare në “Hotel Marshall Garden”, për trupin diplomatik të akredituar në Bukuresht dhe përfaqësues të institucioneve rumune, si dhe një pritje të dytë për komunitetin  shqiptar dhe studentë nga Shqipëria që studiojnë në Rumani.

Në pritje, në emër të Qeverisë së Rumanisë, mori pjesë dhe foli Ministri i Mbrojtjes Kombëtare të Rumanisë, Zoti Corneliu Dobricoiu, i shoqëruar nga Këshilltari Shtetëror pranë Kryeministrit Zoti Gheoghe Predescu.

Në pritje morën pjesë trupi diplomatik i akredituar në Bukuresht, përfaqësues të organizmave ndërkombëtare, zyrtarë të institucioneve shtetërore rumune, Parlamentit, Senatit, Qeverisë, Ministrive, deputetë, senatorë, përfaqësues të pushtetit lokal, përfaqësues të partive të ndryshme politike, të komuniteteve fetare, të shoqërisë civile, njerëz të artit dhe sportit, përfaqësues të biznesit, të botës akademike, intelektualë e miq të Shqipërisë, gazetarë dhe përfaqësues nga mediat rumune etj. Ishin të pranishëm gjithashtu dhe përfaqësues të Ministrisë së Punëve të Jashtme si Drejtori i Ballkanit Perëndimor dhe Kooperim Rajonal, Drejtori i Protokollit, diplomatë  etj.

Në këtë pritje, me një pjesëmarrje të madhe, Ambasadori Sami Shiba, mbajti një fjalë të shkurtër, në të cilën evidentoi progresin e Shqipërisë në 100 vjetorin e Pavarësisë, politikën rajonale e më gjërë, kontributin dhe mbështetjen e Rumanisë në përgatitjen për shpalljen e pavarësisë, si dhe marrëdhëniet mjaft të mira dy vendeve tona.

Ministri i Mbrojtës Kombëtare, zoti Corneliu Dobricoiu, në fjalën e tij, pasi përcolli urimet dhe përshndetjet e Kryeministrit të Rumanisë, Zotit Victor Ponta, për 100-vjetoirin e Pavarësisë së Shqipërisë, evidentoi lidhjet e historike midis dy vendeve, ngjarje të zhvilluara në Rumani që janë pjesë e historisë së Shqipërisë, mbështetjen e vazhdushme të Rumansië për Shqipërinë, duke veçuar marrjen e ftesës në Samitin e NATO-s në Bukuresht dhe mbështetjen për anëtarësimin në NATO dhe vazhdimin e mbështetjes në rrugën e integrimit të Shqipërisë në BE.

Në vazhdim, po në “Hotel Marshall Garden”, u organizua, një pritje e veçantë për komunitetin shqiptar në Rumani, si dhe për studentët nga Shqipëria që studiojnë në universitetet rumune. Edhe në këtë pritje, me pjesëmarrje gjithashtu të madhe, morën pjesë shqiptarë që jetojnë në Bukuresht dhe në qytete të tjera të Rumanisë, një numër i konsiderueshëm studentësh, si dhe mjaft miq të Shqipërsië dhe shqiptarëve.

Personalitete të shumta të shquara të jetës politike, shoqërore dhe të biuznesit të Rumanisë dërguan, me këtë rast, urime në adresë të Ambasadorit dhe ambasadës.

Me datë 17 nëntor 2012 gazeta “Ultima Ora” dhe më 28 nëntor, gazeta  “NineoClock” në anglisht dhe “Bursa” në rumanisht botuan artikuj nga Ambasadori Sami Shiba, ku flitet për progresin e Shqipërisë në 100 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë, potencialin ekonomik të Shqipërsië, qëndrimet dhe politika rajonale e më gjërë e Shqipërisë, si dhe marrëdhëniet midis dy vendeve tona etj.

 
Posta Elektronike