RSS

  • Increase font size
  • Default font size
Turne futbolli për Kupën e Pavarësisë në Danimarkë Shtyp Shpërndaje me Postë Elektronike
E Marte, 04 Dhjetor 2012

Në vijim të aktiviteteve të planifikuara nga Amabasada me rastin e 100-vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë, ditën e diel, më 25 nëntor, u zhvillua në sallën e shkollës së Tingbjerg-ut në Brønshøj, Kopenhagen, turneu i futbollit të vogël (3+1) për të rritur. Ky aktivitet i quajtur “Kupa e Pavarësisë“ u zhvillua gjithashtu nën kujdesin e Ambasadës së Shqipërisë me pjesëmarrjen e shoqatave dhe subjekteve të tjera shqiptare në Danimarkë që iu përgjigjën ftesës së Ambasadorit Cici për të përkujtuar dhe festuar gjatë gjithë vitit 100-vjetorin e Pavarësisë.

Për Kupën e Pavarësisë u ndeshën 14 ekipe që përfaqësonin shoqatat e ndryshme të shqiptarëve në Danimarkë, si dhe u ndoq nga një numër shumë i madh tifozash shqiptarw, por dhe publik vendas, dashamirës të futbollit dhe të Shqipërisë.    

Në përfundim të turneut u shpallën dhe u nderuan me çmime ekipet fituese të tre vendeve të para, lojtari më i mirë dhe golashënuesi më i mirë. Ambasadori Cici i dorëzoi Kupën ekipit fitues të Klubit 2009 dhe falenderoi pjesëmarrësit për mbështetjen që i dhanë zhvillimit me sukses dhe entuziazëm të aktivitetit.

 
Posta Elektronike