RSS

  • Increase font size
  • Default font size
Shfaqet në Kopenhagë filmi “Skënderbeu“ me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë Shtyp Shpërndaje me Postë Elektronike
E Merkure, 05 Dhjetor 2012

Në bashkëpunim me Institutin Danez të Filmit (Det Danske Filminstitut), në mbrëmjen e dt. 28 nëntor u organizua për publikun danez shfaqja e filmit “Skënderbeu“ me titra në danisht.

Para prezantimit të filmit, publikun e pranishëm në sallën e kinemasë Cinemateket në Kopenhagen, e përshendetën Ambasadori Arben Cici,  Drejtori i Institutit Danez të Filmit, Jesper Andersen dhe kryetari i shoqatës danezo-shqiptare “Miqësia“, Tue Magnussen.

Me këtë aktivitet u mbyll sipari i të gjithë veprimtarive për nder të 100-vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë, të organizuara nga Ambasada dhe nën kujdesin e saj gjatë vitit 2012.

 
Posta Elektronike