RSS

  • Increase font size
  • Default font size
Pritje me rastin e Festës Kombëtare dhe 100 vjetorit të Pavarësisë në Kopenhagë Shtyp Shpërndaje me Postë Elektronike
E Merkure, 05 Dhjetor 2012

Me rastin e Festës Kombëtare, ditën e mërkurë, dt. 28 nëntor, në sallën e Galerisë së Arteve (Kunstforeningen Gl Strand), Ambasadori Arben Cici dha një pritje për autoritetet daneze, Trupin Diplomatik të akredituar në Danimarkë, të ftuarit nga institucionet e biznesit, artit dhe shoqërisë civile, miq danezë dhe shqiptarë të Ambasadës.  

Aktivitetin e nderoi me pjesëmarrjen e tij Kryetari i Parlamentit danez, z. Mogens Lykketoft, bashkë me përfaqësues të tjerë të Parlamentit danez, zyrtarë të lartë nga MPJ dhe nga insitucione të tjera qendrore daneze.

Pas nderimit të himneve kombëtare të të dy vendeve, miqtë e ftuar i përshëndeti Ambasadori Cici.

Të pranishmit e shumtë në sallë, krahas gatimeve nga kuzhina tradicionale shqiptare dhe pijeve nga krahina të ndryshme shqiptare,  shijuan edhe pamjet e mrekullueshme të shfaqura gjatë gjithë aktivitetit në një filmim të përgatitur enkas me këtë rast, ku prezantohej natyra dhe vendet piktoreske turistike nga Shqipëria, sitet arkeologjike, kostumet popullore kombëtare, pamje nga festimet në Shqipëri të 100-vjetorit të Pavarësisë, si dhe prezantimi grafik që kompania Google bëri për nder të Festës Kombëtare të shqiptarëve.

 
Posta Elektronike