RSS

  • Increase font size
  • Default font size
Veprimtari në kuadër të 100 Vjetorit të Pavarësisë në Kroaci Shtyp Shpërndaje me Postë Elektronike
E Enjte, 06 Dhjetor 2012

Veprimtaritë në kuadër të 100 Vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë janë zhvilluar si javën e fundit të nëntori ashtu dhe në fillim të muajit dhjetor. Më datë 25 dhjetor u zhvillua meshë për 100 Vjetorin në Zagreb, drejtuar nga drejtuesi i Misionit Katolik Shqiptar në Zagreb Dom Albert Krista. Më datë 26 nëntor në Zagreb nën drejtimin e muzikantit Bashkim Shehu u zhvillua koncert i muzikës klasike, përfshi këngë patriotike me këngëtarë e instrumentistë të ftuar nga Kosova dhe Shqipëria, si dhe studentë kroatë të Universitetit të Pulas, Kroaci.

Në datat 1-4 dhjetor në Rieka Organizmat shqiptarë të Prefekturës Bregdetaro-Malore e të qytetit Rieka organizuan ditët e kulturës shqiptare. Ndër veprimtaritë kryesore ishte simpoziumi shkencor për 100 Vjetorin e Pavarësisë me të ftuar si ligjërues profesorë nga Shqipëria, Kosova dhe profesorë kroatë.

Në veprimtaritë e mësipërme Ambasada e Shqipërisë ka qenë pjesëmarrëse dhe kontribuese në zhvillimin me sukses të tyre. Pjesëmarrja ka qenë e dukshme, jo vetëm nga shqiptarët, por edhe nga qytetarë kroatë, përfshi drejtues të qeverisjes vendore.

Më datë 2 dhjetor Ambasada ka qenë pjesëmarrëse me stendë të veçantë në pazarin humanitar të organizuar nga Klubi Ndërkombëtar i Grave. Këtë vit stenda e Ambasadës përveç flamurit kombëtar është prezantuar me logon e Pavarësisë. Pjesë e këtij pazari ishte dhe Shoqata e Grave Shqiptare “Drita” me stendë të veçantë.

Veprimtaritë janë duke vazhduar nga bashkësitë e këshillat shqiptarë në Prefekturën e Koprivnicës.

 
Posta Elektronike