RSS

  • Increase font size
  • Default font size
KONFERENCE SHKENCORE NE MOSKE KUSHTUAR 100 VJETORIT TE SHPALLJES SE PAVARESISE SE SHQIPERISE DHE NDIKIMIT TE SAJ NE ZHVILLIMET BALLKANIKE Shtyp Shpërndaje me Postë Elektronike
E Premte, 07 Dhjetor 2012

Me iniciative te Institutit te Sllavistikes te Akademise se Shkencave te Federates Ruse dhe me mbeshtetje te Ambasades se RSH ne FR u zhvillua me dt. 4 dhjetor, ne ambientet e ketij Instituti ne Moske, nje konference shkencore me teme: “Pavaresia e Shqiperise ne konteksin mbareballkanik”. Ne kete konference shkencore ishte i pranishem Drejtori i Institutit te Sllavistikes, Konstandin Vladimirovic Nikoforov, studiuesi i njohur rus i historise shqiptare te afro 6 dekadave te fundit, Grigori Arsh, si dhe punonjes te tjere shkencore ruse. Nga pala shqiptare moren pjese studiues nga Shqiperia, Kosova, Nen Kryetari i Akademise se Shkencave te RSH, Akademik Muzafer Korkuti, etj. Punimet e kesaj konference i ndoqi edhe Ambasadori i RSH ne FR, z. Sokol Gjoka.

Ne fjalen e tij pershendetese ne hapje te konferences, Drejtori i Institutit te Sllavistikes, z. Nikoforov, vleresoi zhvillimin e saj me nje tematike kaq te vecante, e cila perkonte edhe me 100 vjetorin e shpalljes se Pavaresise se Shqiperise. Ai tha se veprimtari shkencore me tematikë shqiptare janë zhvilluar edhe më parë në këtë Institut, por, nënvizoi ai, veprimtari të  përmasave të tilla, si kjo e sotmja, nuk janë organizuar ndonjëherë. Drejtori Nikiforov shprehu gadishmerine e institucionit qe ai drejton per te zhvilluar marredhenie bashkepunimi me institucione homologe shqiptare, duke iu referuar edhe vizites se tij ne Shqiperi ne muajin maj te ketij viti.

Ambasadori Gjoka, ne fjalen e tij, ne vijim, e vleresoi mjaft organizimin e nje konference te tille kushtuar 100 vjetorit te shpalljes se Pavaresise se Shqiperise dhe ndikimit te saj ne zhvillimet ballkanike, duke e konsideruar ate si nje ogur te mire per te nxitur bashkepunimin mbi baza konkrete edhe ne fushen e shkences. Eshte me interes ballafaqimi i mendimeve midis shkenctareve te te dy vendeve tona, tha Ambasadori shqiptar. Kjo do te ndihmoje jo vetem ne shkembimin e nevojshem te informacionit te munguar, ne gjetjen e burimeve te reja shkencore ne fushen e historise, por, ajo qe eshte me e rendesishmja, ne orientimin e tyre drejt se vertetes historike, drejt realitetit te pamohueshem. Ambasadori Gjoka evokoi ngjarjen me te madhe ne histroine e popullit shqiptar, shpalljen e Pavaresise, duke sjelle ne vemendjen e te pranishmeve ne salle pjesemarrjen e pothuajse te gjithe perfaqesuesve te trojeve autoktone shqiptare ne takimin e tyre ne Vlore, te drejtuar nga patrioti i shquar, Ismail Qemal Bej Vlora, te cilet “shpallen mevehtesine e Shqiperise”. Ky akt i rendesishme historik u shoqerua edhe me ngritjen e flamurit shqiptar ne pothuajse te gjitha qytetet shqiptare qe banoheshin nga shqiptare, si ne Shqiperi, Kosove, Maqedoni etj. Ambasadori shqiptar ne Rusi iu referuar me pas edhe qendrimit te Perandorise Ruse te kohes ndaj shpalljes se Pavaresise se Shqiperise si dhe ecurise se marredhenieve tona dypaleshe deri ne ditet e sotme.

Ne kete konference e mori fjalen, per palen shqiptare, edhe Akademiku Muzafer Korkuti. Ai foli per ekspeditat e gjeologeve ruse ne Shqiperi, kryesisht, per zbulimet arkeologjike ne Apolloni dhe Orikum. Z. Korkuti foli per frymen e bashkepunimit profesional te krijuar midis arkeologeve shqiptare dhe atyre ruse si dhe per miqesine e krijuar midis anetareve te ekspeditave te ndryshme. Prezantimi i Akademik Korkutit u pasua edhe me dy prezantime te tjera shkencore, nga dy arkeologe me te rinj rus, te cilet vazhdojne te studiojne mbi vlerat arkeologjike te objekteve shqiptare te periudhave te ndryshme.

Me cilesine e Drejtorit te Institutit per Studime Politike ne Shqiperi, ne kete konference, foli edhe doktori i shkencave dhe studiuesi Islam Lauka. Tema e tij ishte e perqendruar ne tolerancen nderfetare dhe nderetnike te shqiptareve. Sipas tij, diversiteti fetar i shqiptareve eshte pjese e identitetit kombetar te tyre, nje vlere etnoidentifikuese, ndersa tolerance nderfetare dhe nderetnike, shprehje e mendesise se tyre perfshirese. Me fakte konkrete nga Shqiperia, por edhe nga Kosova etj., Dr. Lauka kundershtoi  tezat e disa studiuesve ruse, te cilet i mohojne keto vlera dhe cilesi te vecanta te popullit shqiptar. Z. Lauka, ne fjalen e tij, theksoi se keto vlera njerezore, intelektuale dhe shtetformuese te popullit shqiptar duhet te shihen me me realizem nga qarqet shkencore ruse, te mos deformohen dhe te mos u fryhet politikave diskriminuese dhe raciste, te frymezuara nga mentalitete te vjetruara apo edhe nga qarqe shoviniste antishqiptare. Duke iu referuar pavaresise se Kosoves, Dr. Lauka u shpreh se ajo po konsolidohet gjithnje e me shume, se aktualisht, po i afrohet numrit 100 te njohjeve dhe se do te ishte ne interes te forcimit te paqes, stabilitetit dhe zhvillimit te rajonit te Ballkanit, nese edhe Rusia do ta njihte ate.

Mbi 15 studiues ruse, qe e moren fjalen ne kete konference, trajtuan nje sere ceshtjesh qe kishin te benin me zhvillimet historike ne Shqiperi, ndikimin e tyre ne zhvillimet ballkanike, pasqyrimin e tyre nga historiografia ruse etj. Me interes ishin temat: “Shqiperia ne veprat e studiuesve ruse te sllavistikes te para revolucionit”, nga albanologu i njohur rus, G. Arsh; “Lufta dhe Pavaresia se popullit shqiptar ne veprat e shkencetareve sovjetike dhe ruse”, nga S. Dancenko; “Shqiperia ne skenaret gjeopolitike te fqinjeve ballkanike dhe fuqive te medha”, nga P. Iskanderov; “Sanxhaku i Dibres dhe Tanzimati ne fillim te viteve ’60 te shek. XIX”, nga M. Frolova; “Shqiperia e veriut ne planet politike te Serbise te viteve ’60 te shek. XIX”, nga A. Karasjov; “Marredheniet shqiptaro-malazeze ne fillim te shek. XX. (sipas raporteve te diplomateve ruse)”, nga N. Strunina; “Marredheniet shqiptaro-maqedonase ne perspektiven historike”, nga M. Jambaev; “Faktori shqiptar ne kontekstin e marredhenieve nderkombetare ne Ballkan ne fillim te shek. XX”, nga O. Aganson etj.

Te gjitha kumtesat u ndoqen me vemendje nga te pranishmit. Ato u shoqeruan edhe me pyetje, diskutime e debate. Instituti i Sllavistikes i Akademise se Shkencave te FR do te beje nje botim te vecante me te gjitha kumtesat shkencore dhe fjalet pershendetese mbajtur ne konference, kushtuar 100 vjetorit te Pavaresise se Shqiperise, liber i cili pritet te dale nga botimi vitin e ardhshem.

 
Posta Elektronike