RSS

  • Increase font size
  • Default font size
Vendoset në Budapest pllakë përkujtimore në nderim të viktimave të komunizmit Shtyp Shpërndaje me Postë Elektronike
E Hene, 10 Dhjetor 2012

Në kuadrin e 100-vjetorit të pavarësisë Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Budapest, në bashkëpunim me “Gloria Victis Foundation” organizuan një ceremoni përkujtimore në nderim të viktimave të diktaturës komuniste.

“Gloria Victis Foundation” në Budapest ka ngritur në lagjen Comoro një Memorial në nderim të  100 milionë viktimave të  komunizmit, memorial ky unik në botë. Ky Memorial është ndërtuar në tetor 2006, me rastin   50 vjetorit të  revolucionit hungarez të vitit 1956.

Në këtë memorial janë vendosur pllaka në nderim të këtyre viktimave të komunizmit  nga disa shtete të lindjes. Fondacioni  organizon vazhdimisht aktivitete me pjesmarrjen e komuniteteve të ndryshme në këtë Memorial.

Aktiviteti që u zhvillua më datën 24 nëntor 2012 u organizuan në bashkëpunim me Ambasadën e Republikës së Shqipërisë dhe me Ambasadën e Ukrainës. Nga ambasada e Ukrainës u vendos një memorial guri në nderim të viktimave të komunizmit.

Ceremoninë përkujtimore e hapi z. Alexander Matthias, President i fondacionit, i cili  vuri në dukje barbarizmat e diktaturave komuniste dhe veçanërisht në Shqipëri, ku ajo morri shumë jetë njerzish të pafajshëm. Më tej ai foli për 100 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë dhe miqësinë e hershme të popullit shqiptar me atë hungarez, duke filluar me Skënderbeun, më pas me Mbretëreshën Geraldine Apponyi dhe deri në ditët e sotme.

Ambasadorja e Republikës së Shqipërisë  Znj.Mira HOXHA, pasi falenderoi të pranishmit për pjesmarrjen dhe Presidentin e fondacionit z. Alexander Matthias për bashkëpunimin në organizimin e kësaj  ceremonie  përkujtimore, foli për qëndresën e pamposhtur të viktimave të komunizmit ndaj diktaturës komuniste. Më tej znj. HOXHA u ndal në pasojat e pariparueshme që la diktatura komuniste ndaj një brezi të tërë njerzish të pafajshëm  në Shqipëri.

Duke u ndalur në atmosferën e festimeve të 100 vjetorit të pavarësisë, ajo foli për të drejtat dhe liritë që gëzon sot populli shqiptar, ashtu si çdo popull i një shoqërie moderne dhe të përparuar.

Më pas znj. HOXHA zbuloi pllakën përkujtimore me mbishkrimin ” Në kujtim të viktimave shqiptare  të diktaturës komuniste, me rastin e 100- vjetorit të pavarësisë së shtetit shqiptar” dhe vendosi një kurorë me lule.

Kurora me lule u vendosën gjithashtu nga përfaqësuesit e fondacionit, Ambasada e Ukrainës në Hungari dhe nga të afërm të viktimave të komunizmit.

 
Posta Elektronike