RSS

  • Increase font size
  • Default font size
Ministri Panariti mbajti një fjalë përshëndetëse në konferencën ndërkombëtare “Kapitull i mbyllur në Ballkan” Shtyp Shpërndaje me Postë Elektronike
E Marte, 11 Shtator 2012

Ministri i Punëve të Jashtme, z. Edmond Panariti, mori pjesë në konferencën ndërkombëtare “Kapitull i mbyllur në Ballkan”, e cila zhvilloi punimet në Prishtinë, në kuadër të përfundimit të Mbikëqyrjes së Pavarësisë së Kosovës, pas vendimit zyrtar të marrë nga Grupi Drejtues Ndërkombëtar. Fjala e plotë e Ministrit Panariti:

Jam i nderuar dhe i privilegjuar që marr pjesë dhe përfaqësoj Shqipërinë në konferencën e sotme ndërkombëtare “Chapter closed in Balkans”, që mbahet vetëm një ditë, pas vendimit zyrtar të Grupit Drejtues Ndërkombëtar, që i dha fund pavarësisë së mbikëqyrur të Kosovës. Përfundimi i pavarësisë së mbikqyrur është pa mëdyshje dëshmi e progresit tëgjithanshëm të Kosovës, në konsolidimin e institucioneve demokratike, ndërtimin e shtetit ligjor dhe të një shoqërie multietnike, si dhe shprehje e gjallë e aftësive dhe kapaciteteve të klasës politike te Kosovës për të marrë në dorë plotësisht fatet e vendit.

 

Në emër të Qeverisë Shqiptare si dhe në emrin tim personal,përshëndes qytetarët e Kosovës për këtë arritje të madhe historike, jo vetëm për Republikën e Kosovës, por për të gjithë kombin shqiptar si dhe për të gjithë popujt e tjerë të Ballkanit. Ballkani dje bëri një hap të rëndësishëm domethënës për tu ndarë nga e kaluara dhe për të hapur një kapitull të ri të prosperitetit, bashkëpunimit, paqes dhe integrimit.

Shpreh bindjen se Qeveria e Kosovës dhe populli i saj do të ecin me vendosmëri përpara drejt zhvillimit të reformave transformuese për përmirësimin e cilësisë së jetës së të gjithë qytetarëve të saj dhe për integrimin në strukturat evropiane dhe euro-atlantike, duke e shndërruar Kosovën në një faktor të rëndësishëm të stabilitetit dhe paqes në rajon.

Për ne shqiptarët, kudo që jetojmë, dita e djeshme, dhënia fund e pavarësisë së mbikëqyrur, ka një domethënie të veçantë, pasi ajo koinçidon me 100 vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë, ku padyshim figura të ndritura të Kosovës kanë dhënë kontributin e tyre të çmuar. Për popullin e Kosovës, dita e djeshme do të mbetet në memorien historike, si dita kur ai nisi një kapitull i ri të historisë së tij, në të cilin shkruan dhe vendos për të ardhmen e vet.

Besoj se ndajmë të njëjtin mendim, se në këto 4 vjet e gjysmë që kanë kaluar nga shpallja e pavarësisë, më 17 shkurt 2008, Republika e Kosovës ka shënuar një progres domethënës, të njohur e pranuar ndërkombëtarisht në ndërtimin e një shoqërie demokratike multietnike gjithëpërfshirëse, ku çdo qytetar i saj, pavarësisht nga përkatësia etnike, gëzon të drejta të barabarta, është zot i fatit të vet në vendin e tij.

Kushtetuta e Kosovës dhe realiteti i krijuar nga materializimi i Paketës Ahtisaari është dëshmi e aplikimit te standardeve më demokratike në një shoqëri multietnike, që mundëson garantimin e të drejtave dhe lirive për të gjithë qytetarët dhe pakicat.

Më lejoni të nderuar pjesëmarrës, që me këtë rast, t’i drejtoj një falenderim dhe mirenjohjetë veçantë Presidentit Ahtisaari, i cili me mençurinë, urtësinë, vizionin largpamës dhe përvojën e tij dhe ekipit që drejtoi, arriti të unifikojë përvojën më të mirë botërore në formulimin e Propozimit Gjithëpërfshirës,të njohur me emrin Paketa Ahtisari. Ky dokument përmban në vetvete zgjidhjen unikale, që i përgjigjet rrethanave “sui generis” të Kosovës, bazën ligjore dhe mekanizmat përkatës për zbatimin e këtij vizioni si dhe instrumentet ligjorë të monitorimit dhe mbikëqyrjes.

Natyrisht, zbatimi me korrektësi i Paketës Ahtisari dhe përmbyllja dje e fazës së pavarësisë së mbikëqyrur, nuk mund të arriheshin pa vullnetin dhe luajalitetin e lidershipit politik të Kosovës për të respektuar me besnikëri e përpikmëri angazhimet e marra ndaj popullit të vet dhe komunitetit ndërkombëtar, gjë qëmundësoi përmbylljen në kohëdhe me cilesi të periudhës së tranzicionit të pavarësisë së mbikëqyrur.

Në këto katër vjet e gjysmë Republika e Kosovës është njohur nga 91 vende të botës në të gjitha kontinentet, me shumicën e tyre ajo ka vendosur marrëdhënie diplomatike. Republika e Kosovës zhvillon marrëdhënie normale të fqinjësisë së mirë me të gjitha vendet fqinje dheishrepublikat jugosllave, me përjashtim të Serbisë dhe Bosnje-Hercegovinës, duke u shndërruar kështu në një faktor sigurie, paqeje dhe stabiliteti në rajon.

Opinioni këshillimor i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisëkonfirmoi legjitimitetin e shpalljessë pavarësisë së Kosovës, se ajo është nëakord me të drejtën ndërkombëtare. Rezoluta e 8 shtatorit 2010 e AP tëOKB-së, miratoi këtë opinion dhe “mirëpriti gatishmërinë e BE-së për të lehtësuar dialogun Kosovë-Serbi si një faktor paqeje, sigurie dhe stabiliteti në rajon, që do të përmirësojë jetën e njerëzve, do të promovojë bashkëpunimin dhe progresin drejt BE-së”.

Në këto 16 muajt e fundit Republika e Kosovës ka dëshmuar vizion, përkushtim, vullnet politik dhe seriozitet në zbatim të kësaj rezolute për të normalizuar marrëdhëniet edhe me fqinjin e saj verior, Republikën e Serbisë, për të zgjidhur çështjet që lehtësojnë jetën e përditshme të qytetarëve në të dy vendet, përmes bisedimeve të lehtësuara nga ndërmjetësi i Bashkimit Evropian. Ecuaria e dialogu teknik Kosovë-Serbi dhe vullneti për të zbatuar marrëveshjet e arritura në këto bisedime, kanë qenë dhe janë dëshmi e vizionit evropian të Qeverisë së Republikës së Kosovës. Kosova e pavarur dhe sovrane tashmë është njërealitet i pamohueshëm, subjekt i marrëdhënieve ndërkombëtare, nje faktor i rëndësishëm i paqes dhe stabilitetit ne rajon.

Ne dëshirojmë dhe urojmë që marrëveshjet e arritura deri tani, në 9 raunde bisedimesh teknike, të zbatohen sa më shpejt, pa ekuivok dhe me efikasitet, përfshi këtu dhe largimin njëherë e përgjithmonë të strukturave paralele kriminale që pengojnë lirinë e lëvizjes në veri të Kosovës. Këto do të jepnin më shumëgaranci, se nga vazhdimësia e këtij dialogu, do të përfitonin më shumë qytetarët e të dy vendeve, proceset e tyre integruese do të lehtësohen, duke përfituar gjithnjë e më shumë nga avantazhet që ofron epoka e globalizimit qësot jetojmë.

Në Kosovë po ndërtohen dhe konsolidohen institucionet demokratike të shtetit ligjor funksional, demokratik dhe multi-etnik, që garantojnë dhe mbrojnë me ligj të drejtat e komuniteteve. Duke perifrazuar një thënie të presidentit amerikan Bill Clinton vite më parë në Prishtinë, “Kosova ka fituar luftën, tani po punon intensivisht për të fituar paqen”, duke bërë përpjekje serioze dhe konstruktive për tëintegruar komunitetin serb dhe komunitetet e tjera pakicë në institucionet qendrore dhe lokale të vendit.

Në sajë të procesit të decentralizimit, sipas PaketësAhtisari dhe Kushtetutëssë vendit, janë krijuar 6 komuna të reja me shumicë serbe, të cilat gëzojnë vetëqeverisjen lokale, përfshi dhe disa të drejta shtesë.24 deputetë nëKuvendin prej 120 vendesh përfaqësojnë komunitetet pakicë, nga të cilët 13 i përkasin komunitetit serb. Në qeverinë aktuale tre ministra janë serbë të Kosovës, përfshi këtu një zëvendëskryeministër. Korniza ligjore që mbulon sektorin publik garanton të drejta të barabarta dhe përfaqësimin e të gjitha grupeve etnike në Kosovë.

Ne dëshirojmë dhe urojmë, që kjo përvojë pozitive e fituar në procesin e decentralizimit, të zbatohet sa më shpejt dhe në veri të Mitrovicës dhe tre komunat e tjera me shumicë serbe atje.Me këtë rast, përshëndesim hapjen e Zyrës Administrativenë veri të Mitrovicës, si dëshmie seriozitetit dhe luajalitetit të autoriteteve të Republikës së Kosovës, në zbatim të Paketës Ahtisari.

Shqipëria ka përshëndetur e përshëndet vendosmërinë e NATO/KFOR-it dhe Misionit për vendosjen e rendit dhe Ligjit të BE-së, EULEX për sigurimin e funksionimit të institucioneve legjitime të rendit dhe ligjit në gjithë territorin e Kosovës, për ruajtjen e tërësisë territoriale të saj.Besoj se ndajmë mendimin që dhënia fund e mbështetjes dhe financimit të strukturave paralele serbe të sigurisë nga Beogradi dhe çmontimi përfundimtar i tyre, do t’i jepte njëfrymëmarrje të re jetës ekonomike, administrative, e social-kulturore dhe do të përmirësonte ndjeshëm situatën e sigurisë në veri të Kosovës. Këto procese do të përshpejtoheshin, përmes një qëndrimi të unifikuar tëkomunitetit ndërkombëtar për veriun e Kosovës, bazuar në Paketën Ahtisari.

Falë këtyre arritjeve dhe seriozitetit të dëshmuar në zbatimin e Paketës Ahtisari dhe ndërtimit të shtetit ligjor, Republika e Kosovës po punon për plotësimin e kritereve të udhërrëfyesit për liberalizimin e vizave dhe studimin e fizibilitetit për Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit me BE-në, që i kanë dhënë një momentum të ri proceseve të saj integruese. Ne urojmë që fryma e progres raportit të ardhshëm të BE-së për Kosovën të pasqyrojë punën dhe arritjet e deritanishme dhe të shërbejë si nxitje për stabilitetin dhe qëndrueshmërinë e këtyre proceseve edhe në të ardhmen, me fokus, arritjen e rezultateve sa më konkrete në aspiratat dhe pritshmërinë e tyre integruese.

Përfaqësuesit e saj legjitimë janë gjithnjë e më të pranishëm në takimet dhe nismat rajonale e më gjerë, ku shprehin lirisht mendimet dhe qëndrimet e tyre. Jam i bindur se me mbështetjen e pakursyer tëaleatëve dhe partnerëve të saj ndërkombëtarë, Kosova do të jetë anëtare me të drejta të plota në organizatat rajonale, evropiane e më gjerë. Padyshim ndihma dhe mbështetja e Shqipërisë do të jetë e pakursyer.

Duke e përfunduar, më lejoni të shpreh bindjen time të patundur se e tërë shoqëria kosovare, e drejtuara nga autoritete e saj legjitime, në partneritet të plotë me miqtë dhe aleatët e saj edhe në të ardhmen do të dijë të përfitojë dhe shfrytëzojë nga avantazhet që ofron globalizmi, për të marrë përvojën më të mirë integruese të fqinjëve, për ecur më shpejt dhe për të fituar kohën e humbur.

 
Posta Elektronike