RSS

  • Increase font size
  • Default font size
Prezenca e OSBE-së në Tiranë fillon programin e trajnimeve për diplomacinë publike në Ministrinë e Punëve të Jashtme Shtyp Shpërndaje me Postë Elektronike
E Hene, 18 Nentor 2013

Prezenca e OSBE-së në Tiranë filloi trajnimin dyditor të stafit të Ministrisë së Punëve të Jashtme, në fushën e diplomacisë publike dhe të komunikimit. Ky trajnim ka për qëllim të  prezantojë teknikat e reja të komunikimit, hartimit të lajmit dhe përgatitjes së mesazhit publik.

Trajnimi është pjesë e një sërë aktivitetesh të  programuara mes Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Prezencës së OSBE-së në Tiranë, për rritjen e cilësisë dhe kapaciteteve komunikuese të institucionit. Prezenca e OSBE-së ka shprehur gatishmërinë  për të vazhduar  asistencën  për Ministrinë e Punëve të Jashtme në kuadër të nevojave të evidentuara, për të cilat ky institucion mund të kontribuojë.

 

 
Posta Elektronike