RSS

  • Increase font size
  • Default font size
Në Ministrinë e Punëve të Jashtme zhvillohet takimi me kryetarët e dhomave të tregtisë dhe industrisë shqiptare dhe dypalëshe, si dhe kryetarët e disa shoqatave të biznesit Shtyp Shpërndaje me Postë Elektronike
E Hene, 18 Nentor 2013

Ministri Bushati zhvilloi një takim me kryetarët e dhomave të tregtisë dhe industrisë shqiptare dhe dypalëshe, si dhe kryetarët e disa shoqatave të biznesit. Në takim u theksua se MPJ e konsideron biznesin si promotor dhe aktor kryesor të procesit të zhvillimit të ekonomisë. Pjesëmarrësit diskutuan mbi mënyrat dhe format e bashkëpunimit që synojnë promovimin e bizneseve dhe produkteve shqiptare jashtë vendit dhe promovimin e Shqipërisë si destinacion për investimet e huaja.

Ministri Bushati foli për hapat që po ndërmerr MPJ në kuadrin e diplomacisë ekonomike dhe kërkoi përfshirjen e grupeve të biznesit me qëllim përmirësimin e performancës.

Të pranishmit, pasi e vlerësuan iniciativën e ndërmarrë nga MPJ, shprehën gatishmërinë e grupimeve të tyre për ta konkretizuar këtë marrëdhënie të re me veprime konkrete, si brenda vendit, ashtu edhe jashtë. Në mënyrë të veçantë, ata theksuan nevojën e kualifikimit më profesional dhe angazhimit aktiv të stafit diplomatik, intensifikimin e kontakteve me personelin e ambasadave tona dhe bashkërendimin e punës me to.

Me pjesëmarrësit u ra dakort për nënshkrimin e një marrëveshjeje bashkëpunimi midis MPJ dhe grupeve të biznesit, organizmin e forumeve të përbashkëta promovuese, realizimin e misioneve ekonomiko-tregtare, organizimin e tryezave të ngjashme në funksion të problematikave që palët duan të adresojnë, etj.

 
Posta Elektronike