RSS

  • Increase font size
  • Default font size
Dervishaj-Banks, progres i Shqipërisë në proçesin e integrimit dhe mbështetje e ShBA për këtë proces Shtyp Shpërndaje me Postë Elektronike
E Marte, 19 Nentor 2013

Zëvëndësministri i Punëve të Jashtme, z. Sokol Dervishaj, priti sot në një takim Zëvendës Drejtorin e Zyrës së Evropës Jugore dhe Qëndrore në Departamentitn e Shtetit, z. Stephen Banks.

Në takim u diskutua lidhur me prioritetet kryesore të politikës së jashtme të Shqipërisë, dhe intensifikimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe.

Zëvendësministri Dervishaj, e informoi z. Banks mbi hapat dhe masat konkrete që ka ndërmarrë qeveria shqiptare në zbatim të rekomandimeve për marrjen e statusit të vendit kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

 

Zoti Banks, vlerësoi progresin e vazhdueshëm që ka bërë Shqipëria në rrugëtimin e proçesit të integrimit evropian dhe ritheksoi mbështetjen e ShBA për këtë proçes.

Vëmendje e veçantë në takim iu kushtua edhe qëndrimit dhe rolit të Shqipërisë si faktor stabiliteti në rajon.  

Z. Banks, vlerësoi qëndrimin e Shqipërisë në mbështetje të Rezolutës 2119 për Sirinë dhe shprehu mirëkuptimin e administratës amerikane lidhur me vendimin e Qeverisë shqiptare. Në këtë kontekst ai nënvizoi rolin e rëndësishëm të Shqipërisë si aleate dhe partnere në luftën kundër terrorizmit dhe paqen në botë.

Zëvendësministri Dervishaj, e informoi z. Banks në lidhje me angazhimin e Qeverisë shqiptare për përgatitjen e dokumentit të Strategjisë së Sigurisë Kombëtare si dhe parashtroi kërkesën për ndihmën e specializuar të institucioneve amerikane për hartimin e saj.

Zëvendësministri Dervishaj, e falënderoi z. Banks për takimin dhe rikonfirmoi angazhimin e qeverisë shqiptare për të bashkëpunuar ngushtësisht me aleatin dhe partnerin tonë strategjik për intensifikimin e mëtejshëm të marrëdhënieve në të gjitha fushat.

 
Posta Elektronike