RSS

  • Increase font size
  • Default font size
Ministria e Punëve të Jashtme dënon sulmin përpara Ambasadës së Republikës Islamike të Iranit në Bejrut Shtyp Shpërndaje me Postë Elektronike
E Merkure, 20 Nentor 2013

Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Shqipërisë dënon sulmin terrorist  të dyfishtë me bomba përpara Ambasadës së Republikës Islamike të Iranit në Bejrut, ku si pasojë e shpërthimeve kanë gjetur vdekjen mbi njëzet qytetarë të pafajshëm dhe janë plagosur dhjetëra të tjerë.

Ministria e Punëve të Jashtme shpreh ngushëllimet e sinqerta për familjet e viktimave dhe të gjithë të prekurit nga kjo tragjedi e terrorizmit aktiv, si dhe shpreh mbështetjen e sinqertë për autoritetet libaneze dhe ato iraniane në përballimin e situatës.

Akti i sotshëm në Bejrut është dëshmi e qartë se terrorizmi është kërcënim për të gjithë popujt, shtetet, i cili mund të sulmojë në çdo kohë.

 
Posta Elektronike