RSS

  • Increase font size
  • Default font size
Takim kortezie i Ministrit të Punëve të Jashtme, z. Ditmir Bushati me Ambasadorin e Hungarisë në Tiranë z.János Huszár Shtyp Shpërndaje me Postë Elektronike
E Merkure, 20 Nentor 2013

Ministri i Punëve të Jashtme, z. Ditmir Bushati, priti sot në një takim Ambasadorin e Hungarisë në Tiranë, z. János Huszár.

Bashkëbiseduesit vlerësuan nivelin e marrëdhënieve mes Shqipërisë e Hungarisë, shprehën vullnetin e palëve për intensifikimin e dialogut politik të nivelit të lartë, si dhe diskutuan mbi mundësinë e zgjerimit të mëtejshëm të bashkëpunimit mes dy vendeve.

Ministri Bushati i shprehu Ambasadorit mirënjohjen për mbështetjen e rëndësishme të Hungarisë në procesin e integrimit të vendit në BE, dhe marrjen e statusit të vendit kandidat. Në këtë kuadër, ai vlerësoi Presidencën hungareze të Grupit të Vishegradit V4, për vëmendjen që ajo i kushton të gjithë rajonit të Ballkanit Perëndimor, në këtë kontekst edhe Shqipërisë.

Ambasadori Huszár, nga ana e tij konfirmoi vullnetin e qeverisë hungareze, edhe në cilësinë e Presidencës së Grupit të Vishegradit, për vijimësinë e mbështetjes për Shqipërinë në rrugën e saj të integrimit në BE dhe në marrjen e statusit të vendit kandidat.

Sa i përket bashkëpunimit ekonomik, bashkëbiseduesit ndan mendimin se, në këtë aspekt, ka ende hapësira për zgjerimin dhe konkretizimin e tij në të ardhmen, në fusha me interes të përbashkët.

 
Posta Elektronike