RSS

  • Increase font size
  • Default font size
Ministri i Punëve te Jashtme, z. Ditmir Bushati, priti Ambasadorin e Republikës se Kroacisë në Tiranë, z. Aleksander Stipetić Shtyp Shpërndaje me Postë Elektronike
E Merkure, 20 Nentor 2013

Sot, Ministri i Punëve të Jashtme, z. Ditmir Bushati, priti në një takim kortezie Ambasadorin e Republikës se Kroacisë në Tiranë, z. Aleksander Stipetić.

Bashkëbiseduesit vlerësuan marrëdhëniet e shkëlqyera dhe bashkëpunimin shumë të mirë mes dy vendeve, si dhe konfirmuan vullnetin reciprok për mbajtjen e njё dialogu politik-intensiv dhe zgjerimit dhe intensifikimit të bashkëpunimit ekonomik.

Ambasadori Stipetić shprehu kënaqësinë që Kryeministri i Republikës së Kroacisë do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Shqipëri, në fillim të vitit 2014.

Ministri Bushati shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Kroacisë në rrugën e Shqipërisë drejt integrimit evropian dhe theksoi interesin për zgjerimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në këtë drejtim dhe përfitimin e eksperiencës kroate në përgatitjen e procesit të negociatave.

 
Posta Elektronike