RSS

  • Increase font size
  • Default font size
Ministri i Punëve të Jashtme, Z. Ditmir Bushati, në takim kortezie me Ambasadorin e Islandës, z. Gunnar Gunnarson Shtyp Shpërndaje me Postë Elektronike
E Enjte, 21 Nentor 2013

Sot, Ministri i Punëve të Jashtme, z. Ditmir Bushati, priti në një takim kortezie Ambasadorin e Islandës, Z. Gunnar Gunnarson.Ministri Bushati shprehu vlerësimet për marrëdhëniet e mira mes dy vendeve dhe vullnetin për thellimin e dialogut politik.Në këtë kuadër, Ministri Bushati ftoi Ministrin e Punëve të Jashtëm të Islandës për një vizitë në Shqipëri. 

Ambasadori Gunnarsson përgëzoi Ministrin Bushati për rekomandimin e KE-së për dhënien e statusit të vendit kandidat të Shqipërisë në BE. Nga ana e tij, Ministri Bushati theksoi prioritetet e Qeverisë shqiptare, ku përmendi prioritetin kyç integrimin evropian, i cili është një prioritet kombëtar.

Ministri Bushati shprehu angazhimin dhe vullnetin e Qeverisë  shqiptare për përmbushjen e të gjitha reformave në mënyrë që Shqipëria të mund të marrë statusin e vendit kandidat në dhjetor. Gjithashtu, Ministri Bushati dhe Ambasadori Gunnarson shkëmbyen mendime mbi zhvillimet në rajon.

 
Posta Elektronike