RSS

  • Increase font size
  • Default font size
Ministri Bushati takon ekspertët e Komisionit të Venecias Shtyp Shpërndaje me Postë Elektronike
E Enjte, 21 Nentor 2013

Sot, Ministri i Punëve të Jashtme, z. Ditmir Bushati, zhvilloi një takim me z. Sergio Bartole dhe z. Rudolf Dürr, ekspertë të Komisionit për Demokraci nëpërmjet Ligjit, apo sikurse njihet ndryshe Komisioni i Venecias. 

Në fillim të takimit, palët vlerësuan bashkëpunimin e hershëm e të frytshëm të Shqipërisë me Komisionin e Venecias, sa i takon përmirësimit të kuadrit ligjor dhe praktikave zgjedhore në vend.

Ishte Komisioni i Venecias ai që dha opinione e komente në procesin e hartimit të dispozitave tranzitore kushtetuese, deri në procesin e hartimit të Kushtetutës shqiptare, në vitin 1998.

Ministri Bushati shprehu angazhimin e Qeverisë shqiptare për vijimin e këtij bashkëpunimi në kuadër të politikave të reja, sa i takon reformës në sistemin e gjyqësorit dhe konsolidimit të shtetit të së drejtës, me fokus përshpejtimin e proceseve integruese të Shqipërisë në BE.

 
Posta Elektronike