RSS

  • Increase font size
  • Default font size
  • Zv. Ministri Dervishaj me Ambasadorin e Kuvajtit
  • Ministri Bushati në takim kortezie me ambasadorin e Egjiptit
  • Ministri Bushati në takim kortezie me ambasadorin e Maqedonisë
  • Zv.Ministri Dervishaj në takim me drejtorë të grupit të V4-ës
  • Gjatë seminarit të sotëm në MPJ

By autson autson.com

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Z. Sokol Dervishaj zhvilloi sot një takim kortezie me Ambasadorin e Shtetit të Kuvajtit në Tiranë, Z. Najeeb Al Bader

E Merkure, 27 Nentor 2013

Zëvendësministri Dervishaj vlerësoi rëndësinë që ka pasur deri tani bashkëpunimi dypalësh ndërmjet Shqipërisë dhe Kuvajtit në fusha të ndryshme të zhvillimit të vendit, kryesisht infrastrukturë, hoteleri-turizëm, bujqësi etj.

Ai konfirmoi synimin e Qeverisë shqiptare për të thelluar bashkëpunimin ekzistues në dobi të shfrytëzimit të potencialit që ofrojnë marrëdhëniet e miqësisë ndërmjet dy vendeve, duke nënvizuar rëndësinë që ka promovimi i Shqipërisë në Kuvajt.   


Lexo më shumë...

Ministri i Punëve të Jashtme, z. Ditmir Bushati në takim kortezie me ambasadorin e Republikes Arabe të Egjiptit

E Hene, 25 Nentor 2013

Ministri i Punëve të Jashtme, z. Ditmir Bushati, priti sot në një takim kortezie Ambasadorin e Republikës Arabe të Egjiptit në Tiranë, z. Ahmed Hassan Abdellah.

Ambasadori, pasi e uroi Ministrin Bushati për marrjen e detyrës së re, shprehu angazhimin e palës egjiptiane për intensifikimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe, në të gjitha fushat me interes reciprok.


Lexo më shumë...

Ministri i Punëve të Jashtme, z. Ditmir Bushati në takim kortezie me Ambasadorin e Republikës së Maqedonisë

E Hene, 25 Nentor 2013

Ministri i Punëve të Jashtme, zoti Ditmir Bushati, priti sot në një takim kortezie Ambasadorin e Republikës së Maqedonisë në Shqipëri, zotin Stojan Karajanov.

Gjatë bisedës u evidentua fryma e miqësisë mes dy vendeve, të cilat pas disa ditësh shënojnë 20 vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike dypalëshe.


Lexo më shumë...

Ministria e Punëve të Jashtme përshëndet marrëveshjen e datës 24 nëntor të arritur në Gjenevë ndërmjet grupit negociator P5+1 dhe Iranit

E Hene, 25 Nentor 2013

Ministria e Punëve të Jashtme përshëndet marrëveshjen e datës 24 nëntor të arritur në Gjenevë ndërmjet grupit negociator P5+1 (Kina, Franca, Gjermania, Rusia, Britania e Madhe dhe SHBA) dhe autoriteteve iraniane, për programin bërthamor iranian.


Lexo më shumë...

Zv.Ministri i Punëve të Jashtme, z. Sokol Dervishaj takohet me Drejtorët Politikë të Ministrive të Punëve të Jashtme të Grupit të Vishegradit

E Hene, 25 Nentor 2013

Sot, zv.Ministri i Punëve të Jashtme, z. Sokol Dervishaj, priti në një takim delegacionin e përbërë nga Drejtorët Politikë të Ministrive të Punëve të Jashtme të Grupit të Vishegradit (Hungari, Poloni, Republika Çeke, Sllovaki).

Z. Dervishaj, pasi falënderoi përfaqësuesit nga vendet e Grupit të Vishegradit (V4) për mbështetjen që i japin Shqipërisë në rrugën drejt Bashkimit Evropian, bëri një prezantim të shkurtër të masave që ka ndërmarrë Shqipëria për marrjen e statusit të vendit kandidat në...


Lexo më shumë...
ARKIVI I LAJMEVE
Zv.Ministri i Punëve të Jashtme, Z. Sokol Dervishaj, në takim me Drejtorin e Përgjithshëm të Marrëdhënieve Dypalëshe dhe Çështjeve Evropiane të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Sllovenisë, Z. Tadej Rupel Shtyp Shpërndaje me Postë Elektronike
E Premte, 22 Nentor 2013

Sot, Zv.Ministri i Punëve të Jashtme, z. Sokol Dervishaj, priti në një takim Drejtorin e Përgjithshëm të Marrëdhënieve Dypalëshe dhe Çështjeve Evropiane të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Sllovenisë, Z. Tadej Rupel.

Z. Dervishaj dhe z. Rupel vlerësuan marrëdhëniet e shkëlqyera mes Shqipërisë dhe Sllovenisë, bashkëpunimin shumë të mirë në të gjitha fushat dhe theksuan rëndësinë e intensifikimit të tyre, kryesisht në fushat si: ekonomia, bujqësia, sektori energjitik, teknologjia, etj.

Në këtë kuadër, u vlerësua rëndësia e mbledhjes së afërmi të Komisionit të Përbashkët Ekonomik. Në takim, u vlerësua rëndësia e Diplomacisë Parlamentare në drejtim të forcimit të marrëdhënieve dypalëshe dhe integrimit evropian, si dhe kontributi i Grupit të Miqësisë Shqipëri-Slloveni. Zv. Ministri Dervishaj informoi Drejtorin e Përgjithshëm për prioritetet e Qeverisë shqiptare, sfidën kryesore, integrimin evropian, duke e konsideruar atë si një prioritet mbarë kombëtar. Z. Dervishaj shprehu vullnetin e Qeverisë shqiptare për përmbushjen e të gjitha reformave të kërkuara për marrjen e statusit të vendit kandidat.

Në këtë kuadër, ai u ndal në masat konkrete të ndërmarra nga Qeveria shqiptare në luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar, forcimin e shtetit të së drejtës, si dhe garantimin e të drejtave të njeriut. Lidhur me luftën kundër korrupsionit, z. Dervishaj informoi për caktimin e një Koordinatori Kombëtar dhe miratimin nga Këshilli i Ministrave të Planit të Veprimit, si dhe hapat konkrete për zbatimin e këtij plani.

Në vijim, z. Dervishaj vlerësoi mbështetjen që ka dhënë dhe po jep Sllovenia në procesin e integrimit evropian dhe kërkoi mbështetjen e saj për marrjen e statusit të vendit kandidat në Dhjetor. Z. Dervishaj u shpreh se dhënia e statusit të vendit kandidat për Shqipërinë është mjaft e rëndësishme,pasi do të ishte dhe një zhvillim pozitiv për vetë rajonin. Z. Rupel vlerësoi progresin e bërë nga Shqipëria, reformat e ndërmarra nga Qeveria dhe u shpreh se Sllovenia do të vijojë të mbështesë Shqipërinë në procesin e integrimit evropian.

Më tej, bashkëbiseduesit diskutuan mbi zhvillimet pozitive në rajon, veçanërisht ato që lidhen me procesin e integrimit evropian. Ata vlerësuan bashkëpunimin dhe angazhimin e dy vendeve në kuadër të nismave të përbashkëta rajonale duke theksuar rolin aktiv dhe konstruktiv të Shqipërisë, duke veçuar procesin e BRDO, përfshirjen e saj në Strategjinë e Bashkimit Evropian për Makro Rajonin Adriatiko Jonian (EUSAIR), si dhe kryesimin e radhës të Shqipërisë në nismën Adratiko Joniane, për periudhën 2013-2014.

 

..................ARKIVI I LAJMEVE......



 Apr   May 2021   Jun

SMTWTFS
   1
  2  3  4  5  6  7  8
  9101112131415
16171819202122
23242526272829
3031 
Julianna Willis Technology
Posta Elektronike