RSS

  • Increase font size
  • Default font size
Ministri i Punëve të Jashtme, z. Ditmir Bushati në takim kortezie me Ambasadorin e Republikës së Maqedonisë Shtyp Shpërndaje me Postë Elektronike

Ministri i Punëve të Jashtme, zoti Ditmir Bushati, priti sot në një takim kortezie Ambasadorin e Republikës së Maqedonisë në Shqipëri, zotin Stojan Karajanov.

Gjatë bisedës u evidentua fryma e miqësisë mes dy vendeve, të cilat pas disa ditësh shënojnë 20 vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike dypalëshe.

Ministri Bushati, vlerësoi se bashkëpunimi mes të dy vendeve, luan rol të rëndësishëm për stabilitetin në rajon. Zoti Bushati nënvizoi rëndësinë e avancimit të të drejtave të shqiptarëve përmes zbatimit të Marrëveshjes së Ohrit në frymë dhe gërmë. Ai vlerësoi se zgjidhja e kontestit rreth emrit kushtetues të vendit, do të bëjë të mundur realizimin e aspiratës për anëtarësimin në NATO dhe BE. Të dy bashkëbiseduesit çmuan bashkëpunimin e ngushtë mes të dy vendeve në fushën e integrimit evropian.

 

Ambasadori Karajanov, fillimisht uroi Ministrin Bushati për detyrën e re, vlerësoi nivelin e bashkëpunimit mes të dy vendeve tona dhe, në veçanti, mbështetjen e Shqipërisë për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO.Ai shprehu bindjen se bashkëpunimi dypalësh do të thellohet më tej, për avancimin e projekteve të përbashkëta, duke përshpejtuar edhe proceset integruese në familjen evropiane.

Ministri Bushati, evidentoi nevojën e rritjes së bashkëpunimit ekonomik, duke theksuar nxitjen më tej të rritjes së shkëmbimeve tregtare; të ndërmarrjes së veprimeve konkretë për avancimin e projekteve të përbashkëta në infrastrukturë dhe energji, si Korridori VIII dhe Linja e Interkoneksionit të Tensionit të Lartë 400 Kvolt.

 
Posta Elektronike