Ministri i Punëve të Jashtme, z. Ditmir Bushati në takim kortezie me ambasadorin e Republikes Arabe të Egjiptit |
![]() |
![]() |
E Hene, 25 Nentor 2013 |
Ambasadori, pasi e uroi Ministrin Bushati për marrjen e detyrës së re, shprehu angazhimin e palës egjiptiane për intensifikimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe, në të gjitha fushat me interes reciprok. Nga ana e tij, Ministri Bushati, vlerësoi bashkëpunimin e deritanishëm mes dy vendeve tona dhe shprehu vullnetin për intensifikimin e mëtejshëm të marrëdhënieve në të ardhmen. Po ashtu, ai nënvizoi rëndësinë që pati njohja e pavarësisë së Kosovës nga Egjipti, e cila shërben gjithashtu si kontribut për paqen dhe stabilitetin në rajonin e Ballkanit.
|