Ministria e Punëve të Jashtme: Zhvillohet sot seminari me temë “Diplomacia dhe Media” Shtyp
E Hene, 25 Nentor 2013

Në Ministrinë e Punëve të Jashtme, Akademia Diplomatike, në bashkëpunim me Fondacionin gjerman Hanns Seidel,  organizuan sot seminarin me temë  "Diplomacia dhe Media" .

Në këtë seminar ishin të pranishëm akademikë, gazetarë, ish Ambasadorë, të cilët ndanë eksperiencat e tyre diplomatike, si dhe dhanë opinione mbi ndryshimin e imazhit te Shqipërisë në arenën ndërkombëtare.  

Gjatë seminarit u fol edhe për rëndësinë e mediave të reja sociale në fushën politike.Seminari iu drejtua diplomatëve të rinj, diplomatëve të njësive që merren me Komunikimin, Diplomacinë Publike të kësaj ministrie, por edhe të gjithë ata që kishin interesin të merrnin pjesë në një sesion të tillë pune.

Gjatë fjalës së tij, paneli drejtues i këtij seminari nxorri në pah sfidat dhe detyrat e diplomatëve të rinjë dhe atyre në karrierë.