Ministria e Punëve të Jashtme përshëndet marrëveshjen e datës 24 nëntor të arritur në Gjenevë ndërmjet grupit negociator P5+1 dhe Iranit Shtyp
E Hene, 25 Nentor 2013

Ministria e Punëve të Jashtme përshëndet marrëveshjen e datës 24 nëntor të arritur në Gjenevë ndërmjet grupit negociator P5+1 (Kina, Franca, Gjermania, Rusia, Britania e Madhe dhe SHBA) dhe autoriteteve iraniane, për programin bërthamor iranian.

Kjo marrëveshje shënon një hap pozitiv për frenimin e programit bërthamor të Iranit përtej qëllimeve civile dhe paqësore të lejuara nga Traktati i Mospërhapjes (NPT). Ministria e Punëve të Jashtme vlerëson rëndësinë e saj në rritjen e besimit për mbështetjen dhe promovimin e mospërhapjes së armëve të shkatërrimit në masë.

Zbatimi i plotë i kësaj marrëveshjeje do t’i kontribuojë vendosjes së stabilitetit, paqes dhe sigurisë në Lindjen e Mesme dhe më gjerë.