Zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Z. Sokol Dervishaj zhvilloi sot një takim kortezie me Ambasadorin e Shtetit të Kuvajtit në Tiranë, Z. Najeeb Al Bader Shtyp
E Merkure, 27 Nentor 2013

Zëvendësministri Dervishaj vlerësoi rëndësinë që ka pasur deri tani bashkëpunimi dypalësh ndërmjet Shqipërisë dhe Kuvajtit në fusha të ndryshme të zhvillimit të vendit, kryesisht infrastrukturë, hoteleri-turizëm, bujqësi etj.

Ai konfirmoi synimin e Qeverisë shqiptare për të thelluar bashkëpunimin ekzistues në dobi të shfrytëzimit të potencialit që ofrojnë marrëdhëniet e miqësisë ndërmjet dy vendeve, duke nënvizuar rëndësinë që ka promovimi i Shqipërisë në Kuvajt.   

Ambasadori Al Bader theksoi rëndësinë historike që ka Shqipëria për Kuvajtin. Duke folur për prezencën shqiptare në Kuvajt Siti, ai vërejti se biznesi shqiptar atje mund të jetë i vogël në numër, por është i suksesshëm. Ai konfirmoi se aktivitetet politike dhe ekonomike që do të zhvillohen në Kuvajt Siti në fillimin e vitit 2014, do t’i kontribuojnë rritjes së bashkëpunimit dypalësh ndërmjet dy vendeve.