Pritje në Shën Petërburg me rastin e 100 vjetorit të Pavarësisë dhe përurimit zyrtar të Konsullit të Nderit Shtyp
E Enjte, 27 Dhjetor 2012

Ambasadori i RSH ne FR, z. Sokol Gjoka, i mbeshtetur nga stafi i tij si dhe nga Konsulli i Nderit te Shqiperise ne qytetin e Sh. Peterburgut dhe rajonin e Leningradit, z. Aleksander Novik, dha, me dt. 24 dhjetor, nje pritje ne qyetin e Sh. Peterburgut me rastin e 100 vjetorit te shpalljes se Pavaresise se Shqiperise dhe inagurimit zyrtar te Konsullit te Nderit te Shqiperise ne kete qytet.

Per te mare pjese ne kete pritje te rendesishem per Shqiperine ne qytetin e dyte me te madh te Rusise, me vlera te vecanta historike, kulturore, arsimore etj., kishin ardhur perfaqesues te larte te pushtetit vendor te Sh. Peterburgut, te Ministrise se Puneve te Jashtme, shqiptare me banim ne Peterburg, njerez te artit, cultures, shkences, arsimit, studente ruse qe mesojne gjuhen shqipe si dhe nje numer albanologesh te njohur ruse. Ne pritjen e organizuar ne Pallatin e “Miqesise se Popujve” te qytetit te Peterburgut erdhen per te marre pjese edhe perfaqesues te zyrave konsullore qe veprojne ne kete qytet, afersisht 60 syresh.

Ne emer te shtetit dhe qeverise shqiptare, te pranishmit i pershendeti Ambasadori i RSH ne FR. Ai tha se shpallja e Pavaresise se Shqiperise 100 vjet me pare, ka qene nje nga ngjarjet me te rendesishme ne historine e popullit dhe shtetit shqiptar, mbasi ajo e shkeputi vendin nga nje pushtim shumeshekullor, u mundua t’u vinte fre lakmive te vendeve fqinje si dhe ndermori hapin e rendesishem te krijimit te shtetit shqiptar. Me tej, Ambasadori Gjoka beri nje panorama te shkurter mbi zhvillimet historike te kohes, per te ardhur deri tek proceset e anetaresimit te Shqiperise ne NATO dhe rrugen e saj te anetaresimit ne BE. Ne evokim te 100 vjetorit te shpalljes se Pavaresise se Shqiperise, Ambasadori Gjoka permendi edhe nje numer te konsiderueshem aktivitetesh te zhvilluara, kryesisht, ne keto 3 muajt e fundit ne Rusi, ku Sh. Peterburgu ka mirepritur nje pjese te tyre. Per te forcuar edhe me shume lidhjet midis Sh. Peterburgut, qytetit rus te albanologjise shqiptare, te kultures, artit, te ngjarjrve te madhore te historise ruse, shteti shqiptar ndermori, gjate ketij viti, hapin e rendesishem te emerimit te Konsullit te Nderit te Shqiperise ne rajonin e Leningradit dhe qytetin e Sh. Peterburgut, tha Ambasadori Gjoka. Nepermjet ketij institucioni te vecante, Shqiperia synon te nxise bashkepunimin diplomatik, ekonomik, turistik, arsimor, shkencor, kulturor me qytetin, institucionet e tij dhe qytetaret e Sh. Peterburgut. Ambasadori shqiptar i uroi pune te mbare Konsullit te Nderit te RSH ne Peterburg, z. Aleksander Novik, duke i dorezuar, ne menyre simbolike, edhe Certifikaten zyrtare te Konsullit te Nderit.

Per te pershendetur emerimin e Konsullit te Nderit te RSH ne qytetin e Peterburgut dhe rajonin e Leningradit, kishin derguar mesazhe pershendetese, nepermjet zyrtareve te tyre te larte, Guvernatori i Leningradit dhe ai i qytetit te Sh. Peterburgut. Ata i uronin Konsullit te Nderit te Shqiperise pune te mbare ne zonen e tij te veprimtarise, duke i premtuar mbeshtetjen e tyre te plote institucionale. Te pranishmit i pershendeti edhe z. Novik, duke premtuar nje angazhim maksimal per nxitjen e marredhenieve dypaleshe midis Shqiperise dhe qytetit te Peterburgut e rajonit te Lenigradit.

Per te ftuarit e pranishem shijuan nje bufe te pasur, nen shoqerine e tingujve te muzikes shqiptare dhe pamjeve filmike mbi Shqiperine turistike.