Deklarata nga z. Edmond Panariti, President i Komitetit të Ministrave të Këshillit të Europës dhe Ministër i Punëve të Jashtme të Shqipërisë lidhur me bombardimin e Turqisë nga Siria Shtyp
E Enjte, 04 Tetor 2012

“Unë dënoj fuqimisht bombardimet e djeshme ndaj fshatrave turke në Akcakale nga forcat siriane.  Shpreh ngushëllimet e mia për familjet e viktimave dhe solidaritetin tim me Qeverinë Turke dhe me popullin Turk.  I bëj thirrje edhe një herë autoriteteve siriane që të ndalojnë menjëherë dhunën, për të ndaluar çdo përpjekje për përhapjen e konfliktit përgjatë kufirit dhe ti binden detyrimeve që ata kanë ndaj ligjit ndërkombëtar”